Home / Kryesoret / Kriva Pallankë, përplaset autobusi, 26 të lënduar!

Kriva Pallankë, përplaset autobusi, 26 të lënduar!

Njëzet e gjashtë persona janë lënduar nga të cilët pesë kanë marrë lëndime më të rënda në aksidentin rrugor që ndodhi mbrëmë rreth orës 21:30 minuta pasi një autobus i cili lëvizte në rrugën magjistrale A-2 Kumanovë-Kriva Pallankë ka dalë nga rruga.

SPB Kumanovë informon se deri te aksidenti rrugor ka ardhur pasi shoferi L.I. (47) nga Bullgaria duke e drejtuar autobusin në afërsi të vendit kritik në fshatin Ogilla, Komuna e Rankovcës, e kishte humbur kontrollin ndaj automjetit, doli jashtë rrugës magjistrale në anën e djathtë pas çka u përplas në dru dhe është kthyer në anën e djathtë anësore.

Personat e lënduar janë dërguar në Qendrën urgjente në Kriva Pallankë ku iu dha ndihmë mjekësore.

Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *