Home / Kryesoret / Kroaci, në Panairin e Nautikës prezentohet oferta e pasur e jahteve
ZAGREB (AA) – Nga data 17 deri më 21 shkurt, në Zagreb do të mbahet panairi i 25-të i Nautikës bashkë me panairin e tetë të Gastronomisë dhe pajisjeve dhe inovacioneve hotelerike. ( Stipe Mayiç - Anadolu Ajansı )

Kroaci, në Panairin e Nautikës prezentohet oferta e pasur e jahteve

Nga data 17 deri më 21 shkurt, në Zagreb do të mbahet panairi i 25-të i Nautikës bashkë me panairin e tetë të Gastronomisë dhe pajisjeve dhe inovacioneve hotelerike.

Të dy panairet përbëjnë një tërësi në mënyrë që në një vend të ftohen të gjithë ekspozuesit të cilët mund të begatojnë ofertën turistike kroate.

Në panair me ofertat e tyre të pranishëm janë edhe ekspozues të huaj.

Kryetari i Odës Ekonomike të Bosnjë e Hercegovinës, Bruno Bojiç, për eventin tha se paraqet një shfaqe respektabile e cila mund të jep frute të mira për turizmin kroat, i cili për çdo vjet shënon ngritje.

Nga shkaku i vijës së vogël bregdetare të BeH-së, ai tha se nuk pret plasman të prodhimeve në vendin e tij, por shtoi se në BeH ka një numër të madh të të interesuarve për nautikën të cilët kalojnë kohën në bregdetin kroat, atje ku mbajnë anijet e tyre.

Në katër pavijonët të stërmbushur, adhuruesve të nautikës u janë prezantuar jahte, motoskafe, varka, kajakë, gomone, motorë anijesh si dhe pajisje për zhytje, lundrim dhe sporte të tjera në ujë.

Në panairin e hapur, me shërbimet e tyre të pranishme janë marina të shumta kroate, kompani për ndërtim të anijeve, agjenci turistike dhe shoqata të ndryshme veprimtaria e të cilave lidhet me nautikën dhe turizmin nautik.

Sipas vlerësimeve të organizatorëve Panairin e nautikës në Zagreb këtë vit do ta vizitojnë mbi 250 mijë vizitorë.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *