Home / Kryesoret / Kryeministri Dimitriev refuzoi të pranoj ambasadorët e BE dhe SHBA

Kryeministri Dimitriev refuzoi të pranoj ambasadorët e BE dhe SHBA

Kryeministri i përkohshëm, Emil Dimitriev ka refuzuar ta pranoj vlerësimin e ambasadorëve të SHBA dhe BE se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill.

Këtë e ka bërë edhe VMRO-DPMNE partia e kryeministrit Nikolla Gruevski, transmeton INA.

Sipas portalit Libertas, ambasadori amerikan Jess Baily i shoqëruar nga ai i BE-së, Orav janë nisur për tia dorëzuar vlerësimin kryeministrit Dimitriev, por ata janë pritur nga sekretarja e tij, e cila ka theksuar se kryeministri nuk ka në agjendë siç thuhet këtë çështje dhe se për këtë nuk është paralajmëruar edhe më parë.

Dimitriev kishte marrë instruksione partiake që të shkojë në shtëpi në Probishtip dhe në këtë mënyrë të refuzojë pranimin e vlerësimit. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *