Home / Kryesoret / Kryeparlamentari maqedonas takon rapotuesit e Komisionit të Këshillit të Evropës
SHKUP (AA) – Komisioni për respektimin e obligimeve dhe angazhimeve të vendeve anëtare në Këshillin e Evropës gjatë qëndrimit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë realizuan një takim me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë Trajko Veljanoski (foto), në të cilën është diskutuar mbi krizën aktuale politike në vend. ( Besar Ademi - Anadolu Ajansı )

Kryeparlamentari maqedonas takon rapotuesit e Komisionit të Këshillit të Evropës

Komisioni për respektimin e obligimeve dhe angazhimeve të vendeve anëtare në Këshillin e Evropës gjatë qëndrimit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ka realizuar një takim me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, ku është diskutuar mbi krizën aktuale politike në vend.

Siç njofton kabineti i kryetarit Veljanoski, përfaqësuesit e Këshillit të Evropës janë informuar për vendimin e marrë për shpërbërje të Parlamentit, që është rezultat i marrëveshjes politike për dalje nga kriza politike.

“Kryetari i Kuvendit ka informuar se vendimi për shpërbërje është sjellë me shumicë votash nga ana e Kuvendit dhe do të zbatohet nga 24 shkurti. Raportuesit shprehën interes për atë se çfarë ndikimi do të ketë vlerësimi i BE-së, që pritet të njoftohet së shpejti dhe çfarë hapash do të ndërmerren nëse ai vlerësim është negativ në raport të gatishmërisë së shtetit për mbajtje të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, si dhe e njëjta tregon anulimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve”, thuhet në kumtesë.

Veljanoski ka shprehur bindjen se vlerësimi i BE-së do të jetë zbatim adekuat nga ana e katër liderëve të partive më të mëdha politike dhe pret plotësim të marrëveshjes së liderëve politike, ndërsa me atë edhe mbajtje të zgjedhjeve në datën e dakorduar.

Raportuesit e Komisioni të Këshillit të Evropës ishin të interesuar për realizimin e Marrëveshjes së Përzhinos nga ana e Kuvendit, duke i përmendur kritikat e opozitës për realizimin e pjesshëm.

Veljanoski ka arsyetuar se obligimet e dala nga marrëveshja, të cilat kanë të bëjnë me Kuvendin, janë realizuar edhe krahas procedurave të caktuara në raport të afateve.

Ai ka theksuar se sfida plotësuese për vendin dhe për Evropën është kriza e refugjatëve, për të cilën beson se me përpjekje të përbashkëta me BE-në, do të përballohet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *