Home / Kryesoret / KRYETARI I KOMUNËS SË ZHELINËS, FATMIR IZAIRI QËNDROI NË TREBOSH

KRYETARI I KOMUNËS SË ZHELINËS, FATMIR IZAIRI QËNDROI NË TREBOSH

Kryetari i Komunës së Zhelinës Fatmir Izairi i shoqëruar nga ekipi komunal, realizoi takim me qytetarët e vendbanimit Trebosh. Qëllimi i këtij takim ishte diskutimi rreth këtyre pikave:
1. Përfundimi i pjesës së mbetur të kanalizimit në këtë vendbanim, ku me qytetarët është rënë dakord, që shpallja e ankandit publik të bëhet deri në fund të muajit mars të këtij viti, kurse pjesa tjetër e kolektorit, duhet të shpallet nga ana e Qendrës për zhvillimin e rajonit të pollogut.
Ky projekt është investim i përbashkët i Qytetarëve, Komunës së Zhelinës, Ministrisë së vetëqeverisjes lokale dhe Ministrisë së ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinorë, me vlerë prej 300 mijë euro.
2. Pika e dytë e diskutimit ishte rreth fillimit të punëve për asfaltimin e rrugës, prej te kompania ,,Vezë Sharri,, deri te përfundimi i atarit të Komunës së Zhelinës (rruga për në Xhepçisht).
Punimet do të fillojnë gjatë javës së ardhshme. Ky projekt përfshinë vlerën prej 350 mijë euro, mjete të siguruara nga Agjensioni për përkrahje të zhvillimit rural.
3. Aplikime për legalizime të reja, që duhet të bëhen nga qytetarët deri më 31 mars, njëherit u raportua për 240 aplikimet e mëhershme, prej të cilave vetëm 86 kanë mbetur të pa proceduara, për të cilat është e nevojshme që qytetarët e këtyre aplikimeve të drejtohen në Komunën e Zhelinës, në organet përkatëse për t’i finalizuar procedurat, sepse afati i tyre mbaron në fund të këtij viti.

Ky takim nga pjesëmarrësit u vlerësua si tepër produktiv, konstruktiv dhe i afërt, prej të cilit rezultuan përfundime të dobishme të disa pikave kyçe me rëndësi të madhe për banorët e Treboshit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *