Home / Kryesoret / Kryqi, përplasen Idriz Orana i Pdsh-së dhe Koce Trajanovski

Kryqi, përplasen Idriz Orana i Pdsh-së dhe Koce Trajanovski

Debat i ashpër ka shpërthyer në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Idriz Orana, këshilltar i PDSH-së kërkoi shpjegim nga kryetari i Qytetit Koce Trajanovski, përse është i dyzuar për sa i përket postamentit të shqiponjës në Fushë-Tophanë dhe planifikimit për vendosjen e kryqit gjigand në Butel.

“Nëse shihet vendimi i nderuar kryetar, është absurd. Neni 80 mbi të cilin kanë sjellë vendim Këshilli i Butelit, është në kompetencat e Këshillit të Qytetit të Shkupit si dhe shqiponja në Fushë-Tophanë është gjithashtu nën kompetencat e Qytetit të Shkupit. Deklaratat e stilit ‘hidhe gurin fshihe dorën’, mendoj se është koha një herë e përgjithmonë të ballafaqohesh me të gjitha gjërat të cilat kanë kërkesë kanë nevojë”, tha Idriz Orana, këshilltar i PDSH-së në Qytetin e Shkupit.

Por Trajanovski ka thënë se Qyteti i Shkupit nuk posedon Inspektorat për ndërtim dhe se ato ndërtime janë pjesë e komunave e jo nën kompetencat e qytetit.

“Qyteti i Shkupit nuk posedon inspektorat të vetin për ndërtim, ndërsa inspektoratet për ndërtim fatkeqësisht janë në nivel komunal dhe nëse ka ndërtime që konsiderohen si ilegale ose pa leje dhe që bëjnë pjesë në Qytetin e Shkupit, atëherë ne drejtohemi deri te inspektorati shtetëror”, deklaroi Koce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Mirëpo Idriz Orana ka këmbëngulur se të dy lokacionet janë në kompetencë të Q. të Shkupit dhe vendi ku miratohen dhe sillen vendimet është Këshilli i qytetit. Ai ka ngritur edhe çështjen e mosrespektimit të gjuhës shqipe.

“I nderuar kryetar, me vite në stilin tuaj, me një fjalim demagog me të cilin mundoheni t’i ikni realitetit multietnik dhe multikulturor siç është Qyteti i Shkupit, duke thënë se do të bëhet më tepër se do të merrni masa, dhe sot e kësaj dite nuk kemi zbatimin e gjuhës shqipe”, u shpreh Idriz Orana, këshilltar i PDSH-së ën Qytetin e Shkupit.

Por kryetari Trajanovski ka përsëritur qëndrimet e vjetra duke thënë se përpjekje për zbatimin e dygjuhësisë janë bërë dhe do të bëhen edhe në të ardhmen.

“Qyteti i Shkupit bën përpjekje që sa më shumë të përdoret gjuha shqipe në të gjitha institucionet që janë pjesë e Qytetit të Shkupit. E di se ju zoti Orana si grup deputetësh keni dërguar iniciativë deri te Këshilli i Qytetit të Shkupit dhe sipas të gjitha gjasave ajo do të jetë temë e veçantë në rendin e ardhëm të ditës”, tha Koce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Në këto diskutime është përfshirë edhe Damjan Mancevski nga LSDM, duke arsyetuar kërkesat e Oranës, ndërsa grupi i këshilltarëve të BDI-së kësaj radhe vendosën të heshtin.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *