Home / Kryesoret / Kunders në Shkup: Kontrolli i kufirit më i mirë se mbyllja e tij
Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Bert Kunders vendi i të cilit kryeson me BE-në gjatë qëndrimit të sotëm një ditor në Republikën e Maqedonisë realizoi takim me ministrin e punëve të Jashtme, Nikolla Poposki. Foto: Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki (L); Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Bert Kunders (R). ( Ilin Nikolovski - Anadolu Ajansı )

Kunders në Shkup: Kontrolli i kufirit më i mirë se mbyllja e tij

Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Bert Kunders vendi i të cilit kryeson me Bashkimin Evropian (BE) gjatë qëndrimit të sotëm një ditor në Republikën e Maqedonisë realizoi takim me homologun e tij maqedonas, Nikolla Poposki, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç informoi pas takimit ministri Popovski, dy bashkëbisëduesit kanë folur për dy tema aktuale për Maqedoninë, çështjen e refugjatëve dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë.

Lidhur me çështjen e refugjatëve-migrantëve, Poposki tha se kanë konstatuar se për momentin nevojitet zgjidhje e përbashkët duke koordinuar përpjekjet tona në mënyrë që secili të jep kontributin në territorin që i takon.

“Këtu Maqedonia dëshmoi se ka kapacitet të përballet me këtë presion por do të jetë e një rëndësie të veçantë të bashkëpunojmë me fqinjët tanë dhe me të gjithë ata të cilët na japin përkrahje në nivel evropian që të përballemi me këtë sfidë”, tha Popovski i cili duke folur për perspektivën evropiane të vendit tha se aktualisht për Maqedoninë është e rëndësishme realizimi i detyrimeve të marra në planin politik përfshirë organizimin e zgjedhjeve, gjë e cila sipas tij, duhet të rezultojë me vlerësime të mira nga ana e BE-së dhe të çojë përpara procesin integrues.

Shefi i diplomacisë holandeze, Bert Kunders, nga ana e tij shprehu mirënjohje për punën që po bën vendi në drejtim të regjistrimit të refugjatëve. Ai tha se disa shtete evropiane i kanë rekomanduar Maqedonisë të mbyllë kufijtë me Greqinë, për çka shtoi se nevojitet proces evropian i bashkëpunimit.

“Kontrolli efektiv i kufirit është shumë më i rëndësishëm se sa mbylja e tij. Aktualisht në Evropë ka shumë diskutime rreth kësaj por mund të them se në cilësi të presidencës me BE-në se është detyrë e jona të bisedojmë me Austrinë, Maqedoninë dhe Greqinë që të gjejmë zgjidhje efikase” deklaroi Kunders i cili shtoi se kontrolli i kufijve duhet të jetë në përputhje me rregullat e BE-së.

Kunders bëri thirje që refugjatët të trajtohen në mënyrë humane sidomos gratë dhe fëmijët që të mos bëhen viktima të trafikimit.

Sa i përket aspiratave euro-atlantike, Kunders u bëri thirje të gjitha palëve të respektojnë marrëveshjen politike dhe të krijiojnë kushte për zgjedhje të lira dhe të drejta.

Ministri i Jashtëm holandez, Bert Kunders, gjatë ditës do të takohet edhe me presidentin Gjorgje Ivanov, ndërsa pas largimit nga vendi do të vizitojë Greqinë për të parë nga afër situatën me refufgjatët dhe migrantët.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *