Home / Kryesoret / Kurz: Dialogu demokratik, zgjidhja e vetme e krizës politike në Kosovë
PRISHTINË (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz (L) i cili po qëndron sot në Kosovë, ka deklaruar se opozita duhet të heq dorë nga dhuna sepse ajo nuk është zgjidhje e problemit. Në konferencë për media të mbajtur pas takimit me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Hashim Thaçin (R), shefi i diplomacisë austriake Kurz i ka bërë apel të gjitha palëve që t’i shmangen dhunës dhe të zgjedhin dialogun demokratik si mjet për tejkalimin e krizës aktuale politike. ( Erkin Keçi - Anadolu Ajansı )

Kurz: Dialogu demokratik, zgjidhja e vetme e krizës politike në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz i cili po qëndron sot në Kosovë, ka deklaruar se opozita duhet të heq dorë nga dhuna sepse ajo nuk është zgjidhje e problemit. Në konferencë për media të mbajtur pas takimit me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Hashim Thaçin, shefi i diplomacisë austriake Kurz i ka bërë apel të gjitha palëve që t’i shmangen dhunës dhe të zgjedhin dialogun demokratik si mjet për tejkalimin e krizës aktuale politike, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dhuna assesi nuk është zgjidhje dhe duhet të dënohet. Opozita duhet të bashkëpunojë me Qeverinë në mënyrë demokratike. Për në është vendimtare që, marrëveshjet e arritura me Beogradin të zbatohen dhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk ka alternativ, sepse është shumë i rëndësishëm për rajonin”, ka porositur diplomati austriak duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve dhe politika e fqinjësisë së mirë ndërmjet shteteve të Ballkanit është parakusht për integrimin e rajonit në BE.

Më tutje, Kurz ka theksuar se Austria do të vazhdojë të jetë investitorë i rëndësishëm në Kosovë, por duhet të vazhdohet me reformat ekonomike, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor.

Duke folur për krizën e refugjatëve, ministri i jashtëm austriak tha se Austria ka caktuar qartë numrin e refugjatëve të cilët mund t’i pranojë. Në këtë kontekst, bashkëpunimi me shtetet e rajonit është i mirë, ka theksuar ai dhe e ka veçuar rolin e rëndësishëm të Maqedonisë në këtë çështje. Po ashtu, Kurz ka përmendur numrin e madh të emigrantëve ilegal nga Kosova, nga fillimi i vitit të kaluar, si dhe ndërprerjen e suksesshme të atij fluksi.

“Nuk ka gjasa për migrim ilegal në vendet tjera të Evropës dhe kushdo që tenton të shkoi në mënyrë ilegale nga Kosova, duhet të llogarit se për kohë shumë të shkurtër do të kthehet prapa. Sa i përket kësaj çështjeje, unë ju falënderoj për bashkëpunim të mirë. Ju keni arritur që këtë problem ta zgjidhni qysh në mars të vitit të kaluar”, ka thënë Kurz.

Nga ana tjetër, nikoqiri i këtij takimi, zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosovën e kanë pranuar 111 shtete anëter të OKB-së, është anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare, se është duke ndërmarr reformat e nevojshme për integrimin evropian dhe është në rrugë të mirë për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel, në mënyrë që të arrihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet të shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë.

“Do t’i kushtojmë rëndësi të madhe edhe dialogut të brendshëm në Kosovë, me spektrin politik në mënyrë që përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të punojmë edhe më tepër sa i përket agjendës shtetërore, agjendës euroatlantike, zhvillimore, krijimit të vendeve të punës dhe rritjes së mirëqenies sociale, gjithashtu”, tha Thaçi i cili e falënderoi mysafirin nga Austria për përkrahjen e fuqishme që shteti i tij ia ka dhënë Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, rajonale dhe botërore.

Lidhur me krizën e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe fakti se Kosova nuk është e përfshirë në këtë çështje, Thaçi theksoi se vendi do të jetë maksimalisht solidar në rast të ndonjë fluksi eventual në drejtim të Kosovës dhe njëkohësisht do të koordinohet me shtetet e BE-së dhe shtetet fqinjë, duke pasur parasysh faktorin e sigurisë.

Para takimit me Thaçin, shefi i diplomacisë austriake është takuar me kryeministrinë e Kosovës Mustafa, kurse paradite, i shoqëruar nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami dhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, kanë vizituar shkollën e mesme të Bujqësisë “Abdyl Frashëri”, në Prishtinë.

Me këtë rast, Kurz ka biseduar me nxënësit rreth perspektivës së drejtimeve që ofrohen në këtë shkollë dhe ambicieve të tyre për zhvillimin e degëve të bujqësisë në të ardhmen.

Qeveria e Austrisë vazhdimisht ndihmon sektorin e arsimit kosovar, në veçanti arsimin profesional, me qëllim të shkollimit të njerëzve kompetent që mund të kontribuojnë në zhvillimin e bujqësisë në Kosovë përkitazi me nevojat e tregut të punës, që është kusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Aktualisht, Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz po qëndron për vizitë zyrtare në rajon, me qëllim të bisedave me liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për përafrimin e këtyre shteteve ndërmjet veti, si pjesë e procesit integrues të rajonit në BE. Pas vizitave në Bosnje e Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, Shqipëri dhe sot në Kosovë, kryediplomati austriak nesër do ta vizitoj Maqedoninë, me çka e përmbyll turneun nëpër Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *