Home / Kryesoret / Kurz: Në vitin 2016 Austria do të pranojë vetëm 37 mijë e 500 refugjatë
SHKUP (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz (L), pas takimit me homologun e tij maqedonas, Nikolla Poposki (R), deklaroi se Qeveria e Austrisë në periudhën e ardhshme ka ndërmarrë disa hapa për përballjen e krizës së refugjatëve, përfshirë edhe kufizimin e refugjatëve që do të pranojë në vend dhe nëse ky numër kalon, Austria do të mbyllë kufijtë për refugjatët ( Besar Ademi - Anadolu Ajansı )

Kurz: Në vitin 2016 Austria do të pranojë vetëm 37 mijë e 500 refugjatë

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, pas takimit me homologun e tij maqedonas, Nikolla Poposki, deklaroi se Qeveria e Austrisë në periudhën e ardhshme ka ndërmarrë disa hapa për përballjen e krizës së refugjatëve, përfshirë edhe kufizimin e refugjatëve që do të pranojë në vend dhe nëse ky numër kalon, Austria do të mbyllë kufijtë për refugjatët..

“Ne së pari patjetër duhet të përcaktojmë një limit të refugjatëve që do t’i pranojmë, kështu që në vitin 2016 Austria ka vendosur të pranojë 37 mijë e 500 refugjatë. Njëjtë Ministria e Punëve të Brendshme është duke pëcaktuar numrin ditor të refugjatëve që do të pranojmë dhe si pikë të tretë do të theksoja se ndoshta për disa muaj shifrat tona maksimale do të arrihen, kështu që Austria do të duhet të ndalojë hyrjen e refugjatëve në kufirin e saj. Nga këto vendime me siguri do të ndikojë në vendet e tjera të prekura, siç janë Serbia, Sllovenia dhe Maqedonia”, deklaroi ministri Kurz.

Kurz nuk përjashtoi mundësinë e hapjes së qendrave për pranim dhe kampeve të reja për refugjatët, por theksoi se kjo varet nga politikat që do të kryhen në vendet që janë në shënjestër.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, deklaroi se Maqedonia ka ndërmarrë masa mbi parandalimin e emigrantëve të paligjshëm dhe mbi sigurimin e një sistemi të regjistrimit për të gjithë ata persona që kanë për qëllim të jenë azilkërkues në një nga vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa në lidhje me numrin e refugjatëve që do të lejohen të kalojnë nëpër territorin e Maqedonisë, Poposki tha se kjo varet nga numri që do të pranohen në vendet e Bashkimit Evropian.

“Sa emigrantë do të hynë në Maqedoni varet nga ajo se sa emigrantë do të pranohen në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Aq sa do të jetë ai numër, aq do të lejojmë të kalojnë transit nëpërmjet Maqedonisë. Austria mund të pranojë 37 mijë e 500, të njëjtin numër duhet të vendoset në kapacitetin absorbues në Gjermani, Suedi dhe vende të tjera, kështu që në këtë mënyrë do të fitohet numri i përgjithshëm, që do të përcaktojë se sa njerëz mund të kalojnë në territorin e Maqedonisë”, deklaroi Poposki.

Shefat e diplomacive të të dy vendeve vlerësuan se secili vend që është i prekur nga kriza e refugjatëve duhet të angazhohet në kryerjen e detyrave në pjesën dhe territorin e vet, me qëllim që të sigurohet trajtim human. Ministri maqedonas konfirmoi ndihmën nga Austria ndaj Maqedonisë në pajisje dhe personel mbi kontrollin e kufijve dhe në hapat e regjistrimit të refugjatëve.

Poposki poashtu theksoi se shumë i rëndësishëm është bashkëpunimi me Austrinë, pasi që është edhe një vend transit, edhe një destinacion përfundimtar për refugjatët. Ai shtoi se masat që do të ndërmerr Maqedonia do të reflektojnë nga vendimet e Gjermanisë, Austrisë dhe vendeve tjera të BE-së, që janë destinacion përfundimtar për refugjatët.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *