Home / Showbiz / Ky është lajmi më i madh për Era Istrefin (FOTO)

Ky është lajmi më i madh për Era Istrefin (FOTO)

Era Istrefi tani duket se e ka gati të bëjë hapin më të madh në karrierën e saj si këngëtare. Menaxheri i Erës, Faton Shoshi me kompaninë e tij “Nesër” ka arritur marrëveshje me dy gjigantët botërorë të muzikës, Ultra / Sony Music për të bërë një album për këngëtaren kosovare.

Vlera e kontratës është 1.5 milionë dollarë. Prodecentët me famë botërore,  Kygo, Stargate, Danny Blanco, Robin Schulz dhe producenti nga Kosova, Big Bang do të përkujdesen për albumin e ri të Erës.

Kjo marrëveshje kontraktuese pritet ta bëjë Erën këngëtare me përmasa evropiane dhe botërore.

Në marrëveshje është cekur se kompanitë do të prodhojnë një album, me mundësi të bërjes së një tjetri.

Era është këngëtarja e parë kosovare që arrinë këtë sukses dhe një nga të paktat në Ballkan.

Fotoja në fjalë tregon momentin e nënshkrimit të kontratës të menaxherit të Erës, Faton Shoshit me presidentët e Sonyt.

wqeewewwtrerererery(1)

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *