Home / Lajme / Rajon / Labi sot iu kthen bukë protestuesve në shesh

Labi sot iu kthen bukë protestuesve në shesh

Këngëtari Labinot Tahiri ka paralajmëruar se sot protestuesve që janë në tenda në sheshin e Prishtinës do të iu kthej bukë.

Ai ka thënë se këtë nuk do ta bëjë sepse përkrah opozitë, e as pozitën por do ta bëj sepse janë vëllezërit dhe motrat e tij.

“Do të u’a dhuroj 500 euro kush do që është aty i cili i pranon të paktën për darkën.Këtë e bëj sepse jeni vëllezër dhe motra të mia dhe shpreh ndjenjë respekti që duhet ta bëj dhe do ta bëj”, ka shkruar ai në facebook.

Ja postimi i plotë i këngëtarit Labinot Tahiri në facebook:

Uroj që mediat të mos mi japin kahje të ndryshme këtij shkrimi…..!

Dikur nëpër pajtimin e gjaqeve dhe nëpër demonstrata…, më kujtohet mirë kur shpërndanin Bukë e Ujë aq sa kishim….! Ishim Shqiptarë dhe mbi të gjitha kërkonim të drejta për vendin tonë, pajtim në mes familjeve dhe një Kosovë të pavarur.!

Sot, pas këtyre viteve po ndodh diçka tjetër, dhe një gjë që nuk mund ti qëndroj pa folur ose pa shkruar..!

Në vendin tim-tonin nuk dua përqarje politike- e përqarje në mes të popullit tonë. Uroj që kjo mos të ndodh sepse boll jemi pik e pesë.!

Për me e përmbyll shpejt këtë shkrim, unë nesër shqiptarëve që janë në tenda në Sheshin e Prishtinês do të ju kthej Bukë nga Zemra…!

Do të u’a dhuroj 500 euro kush do që është aty i cili i pranon të paktën për darkën.

Këtë e bëj sepse jeni vëllezër dhe motra të mia dhe shpreh ndjenjë respekti që duhet ta bëj dhe do ta bëj.

Nëse sot jeni Opozitë, nesër mund të bëheni Pozitë!

Nëse edhe Pozita është nesër Opozittë,,, do e kisha bërë të njejtën gjë.

Mendimet e mia Politike janë të tjera dhe janë të veçanta….!

Prandaj,, nesër unë dhuroj vetëm bukë dhe atë e bêj se ndoshta edhe unë kërkoj Bukë nga duart e juaja një ditë.!

Nëse kështu vazhdon situata në vend nuk do është e lehtë për askend dhe për asnjëren palë.

Natën e mirë Zoti ju ndihmoftë të gjithëve!

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *