Home / Kryesoret / Labi viziton nënëlokën në Tetovë, i lë edhe para

Labi viziton nënëlokën në Tetovë, i lë edhe para

Labinot Tahiri edhe më tutje është duke vazhduar t’u dalë në ndihmë njerëzve që janë në nevojë.

Ai shfrytëzon rrjetin social Facebook për të treguar se kë po e viziton dhe cila familje është në radhë për t’u ndihmuar.

Kësaj here, këngëtari nga Ferizaji ishte për vizitë tek një e moshuar në Tetovë të cilës ia ka lënë një shumë të mirë parash, të cilat Labi i ka grumbulluar me ndihëm e shumë njerëzve të tjerë.

Ai ka publikuar edhe fotografi së bashku me gruan e moshuar, për të cilën Tahiri tha se nuk ishte rast sikur të tjera familje që i ka parë.

Megjithatë, këngëtari nuk doli nga kjo shtëpi pa i ndihmuar së paku me para.

“Miqt e mi, isha te Halla në Tetovë!
Shtêpia e saj ishte e ndërtuar në mes të shtëpive më të mira të lagjes!
Normalisht, ishte rast i rendë, por nuk ishte sikurse rasti i familjeve që kisha parë më herët!
Plaka e mbante të paster shtêpien.
Unë bëj apel vetëm që ti renovohet shtëpia ose në kanë mundesi vlleezerit ne Tetovë t’ia ndertojnë vetëm nje dhomë mê të madhe dhe kulmin e ri.

Plakes, i’a lash 550€ parat e atyre Gurbetqareve 350, dhe 200 nga nje shok i imi i Shkupit B!
Djemve të saj, i’u thash le ti tubojne parat dhe ta rregullojne vetë shtëpien.

Deri me tash ata kishin sebashku me këto që u’a dhash 1750€

Zoti ju bekoftë!”, shkroi Labi në Facebook.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *