Home / Lajme / Maqedoni / Largohet këshilltari komunal në Bogovinë

Largohet këshilltari komunal në Bogovinë

Këshilltari i BDI-së në Këshillin komunal të Bogovinës, Kurtali Kurtishi ka braktisur radhët e kësaj partie, në shenjë pakënaqësie. Ai përmes një letre publike ka shpalosur të gjitha arsyet se përse braktisë këtë parti, por edhe nga kryetari I komunës Hazbi Idrizi.

Në vazhdimsi kam qenë në kundërshtim lidhur me punën dhe sidomos trajtimin e antarëve të këshillit komunal nga ana e Hazbi Idrizit, i cili ka shumë skandale pas vetes.
Do thoja siç gjithë e dimë se çdo gjë kur hollohet këputet përveç zullumit kur të trashet këputet.
Në këtë rast zullumi i këtij personi është tarsh tepër.

Asnjëherë nuk kam qenë i përshtatshëm unë personalisht për këtë kryetar komune pasi nuk ka mundur as që i’a kam dhënë rastin të më “kurdis” ashtu siç do ai. Prej sot deklaroj që nuk jam më këshillëtar komunal për arsyet në vijim:

1) Eshtë hera e tretë radhazi që nuk më vjen materiali i seancave, pa ndonjë arsye. Pra nuk konsiderohem si këshilltar.
2) Në kundërshtim me ligjin, të tjerve jua lëshon mëditjen kurse mua më anashkalon;.
3) Pas ofendimeve që ua bëri hoxhallarëve të fshatit Bogovine veçanërisht të ndjerit hafez Salihut All-llahu e mëshiroft, dhe askush nuk doli në mbrojtje të hoxhallarëve.
4) Dhe ajo e cila është më e rëndësishme kërcënimi nëpërmjet telefonit, nga kryetari i komunës i cili mu kërcënua që mos gaboj më të shkoj në komunë.

Kërkova arsyet përse nuk jam i përshtatshëm për këtë kryetar komune por asnjëherë nuk pata përgjigje.

Për fund dua të ja bëj me dije se dorëheqja ime nuk është shkak i mos aftësive të mia për t’u ballafaquar me këtë person, por se nuk dua të qëndroj në Këshillin komunal vetëm si figurë pa mundësi për të shprehur mendimin tim.
Është rëndë që personi të zhveshet nga komunizmi, edhe pse mundohet ta vesh petkun demokratik por mbrendia mbetet gjithmonë e njëjtë.

Kam një lutje për fund All-llahu mos ua martë shpirtin pa mos ua marrë fytyrën atyre që bëjnë padrejtësi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *