Home / Sport / Lazio eliminon Galatasarayn

Lazio eliminon Galatasarayn

Lazio ka arritur një fitore tejet të vlefshme ndaj Galatasarayt në kuadër të Ligës së Evropës.

Skuadra nga kryeqyteti italian ka mposhtur turqit me rezultat 3:1, falë dy golave ekspres në pjesën e dytë.

Në minutën e 59-të, mesfushori italian Marco Parolo shënoi për 1:0, pas asistimit nga Lucas Biglia.

Vetëm një minutë më vonë, argjentinasi Biglia përsëri asistoi por kësaj radhe tek Felipe Anderson që shënoi për 2:0.

Galatasaray ngushtoi epërsinë dy minuta më vonë, kur në skenë doli mesfushori Otekin që shënoi golin e tij të parë në Ligën e Evropës.

Por shpresat e mysafirëve i shuajti reprezentuesi gjerman Miroslav Klose që shënoi gol në minutën e 72-të.

Kështu me rezultat të përgjithshëm 4:2, Lazio kualifikohet për në raundin tjetër në Ligën e Evropës.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *