Home / Sport / Leicester City drejt titullit të Premierligës, këta janë kundërshtarët e mbetur

Leicester City drejt titullit të Premierligës, këta janë kundërshtarët e mbetur

Leicester City vazhdon të jetë lider i Premierligës, pasi në xhiron e 27’të e ka mposhtur Norwich Cityn me rezultat 1:0

Pas kësaj fitoreje, Leicester City ka pesë pikë më shumë se Arsenali dhe dy më shumë se Tottenhami, derisa i kanë mbetur edhe 11 ndeshje deri në triumfin historik, fitimin e titullit të Premierligës.

Skuadrën e Claudio Ranierit, deri në fund ta kampionatit i pret një orar jo edhe i lehtë, e sidomos tri xhirot e fundit kur luajnë si mysafir ndaj Chelseas dhe Manchester Unitedit si dhe vendas ndaj Evertonit.

Ndeshjet e mbetura të Leicesterit: West Brom (V), Watford (M), Newcastle (V), Crystal Palace (M), Southampton (V), Sunderland (M), West Ham, Swansea (V), Man Utd (M), Everton (V), Chelsea (M).

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *