Home / Kryesoret / Lëvizja BESA: Dyfytyrësia e BDI-së nuk ka fund

Lëvizja BESA: Dyfytyrësia e BDI-së nuk ka fund

Vetëm para një muaji e disa ditë, më saktë më 18 janar, kur Nikolla Gruevski në Komitetin e tij të VMRO-DPMNE-së vendosi ta shpërbëjë Kuvendin, në mbështetje të tij i pari doli Ali Ahmeti me deputetët e BDI-së, të cilët votuan PRO vendimit për shpërbërje të Kuvendit dhe, rrjedhimisht, për organizimin e zgjedhjeve më 24 prill të këtij viti, thekson anëtari i kryesisë qendrore dhe zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi

“Ndonëse të gjithë e dinim se lista zgjedhore nuk ishte pastruar dhe nuk ishte miratuar as ligji i ri për media, ndërsa në ato pika insistonin pareshtur edhe SHBA-të edhe BE-ja, asokohe Ali Ahmetit nuk i bëri syri “PËT” dhe pa kurrfarë hezitimi mes SHBA-ve e BE-së, nga njëra anë, dhe Nikolla Gruevskit, nga ana tjetër, ai zgjodhi të jetë në anën e parterit të tij qeveritar disavjeçar, me të cilin deri tash kanë realizuar shumë projekte antishqiptare, si “Shkupi 2014”, “Monstra”, “Lagjja e Trimave”, pra në anën e VMRO DPMNE-së dhe të Nikolla Gruevskit.

Ndërkaq sot, kur është e qartë se agjenda për të cilën insistojnë SHBA-të dhe BE-ja nënkupton zgjedhje të lira dhe demokratike në Maqedoni, BDI-ja dëshiron ta kapitalizojë këtë fakt duke u shfaqur se gjoja është në anën e ndërkombëtarëve, duke ndryshuar qëndrimin dhe duke u shfajësuar, sikur neve na ka lënë mbamendja plotësisht, se ajo gjithnjë ka qenë në anën e ndërkombëtarëve”, theksoi Gashi.

Ai më tej shton se shqiptarët tashmë e kanë të qartë se nga cila anë është BDI-ja dhe Ali Ahmeti dhe nga cila anë janë shqiptarët. Ne, si shqiptarë në Maqedoni, e kemi të qartë agjendën dhe partneritetin tonë dhe e dimë shumë mirë se cilët janë miqtë tanë e nga na vjen rreziku. Shqiptarët janë popull proamerikan dhe proeuropian dhe ata e kanë zgjedhur rrugën e vet të integrimit në BE dhe NATO dhe në këtë rrugë asnjë shqiptarë nuk ka hezitim. Vetëm ata që janë lidhur aq ngushtë me Gruevskin dhe ecin në rrugën e tij proruse, vetëm ata nuk mund të qëndrojnë në këtë rrugë dhe detyrohen ta luajnë lojën e dyfytyrësisë. Por, kjo gjë te shqiptarët më nuk kalon. Ranë maskat dhe ra ky mort e u pamë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *