Home / Kryesoret / Lëvizja BESA: Rrugët në Tetovë, mjerim!

Lëvizja BESA: Rrugët në Tetovë, mjerim!

Gjendja e infrastrukturës lokale në Komunën e Tetovës, pavarësisht premtimeve të kryetares së kësaj Komune, Teuta Arifi, se një prej prioriteteve të saj do të jetë përmirësimi i infrastrukturës rrugore, vazhdon të mbetet e mjerë. Mirëpo, pothuajse tre vite pas mandatit të saj, rrugët në Komunën e Tetovës vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme. Problemet me pastërtinë, kaosi në komunikacion, problemet me ujin e pijshëm, uzurpimi i hapësirave publike, gropat në çdo rrugë dhe mungesa e parkingjeve janë disa prej problemeve me të cilat ballafaqohen banorët e kësaj komune, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.

Përmes këtij reagimi Lëvizja BESA ia rikujton Komunës së Tetovës se rruga në drejtim të Reçicës së Vogël dhe rruga që lidh lagjet nga Fakulteti i Arteve deri te UEJL-i vazhdon të mbetet e bllokuar, ndërsa më së shumti pësojnë banorët dhe bizneset që ndodhen në këtë lagje.

“Prandaj i bëjmë thirrje kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, që përtej propagandës së saj parazgjedhore, ku numëron projekte fiktive, ndërsa thirret në investime që asnjëherë nuk u realizuan në Komunën e Tetovës, të merret me problemet reale të qytetarëve.

 

Një kryetare e cila tash e sa kohë nuk ka kapacitetin të ofrojë kushtet elementare për përmirësimin e jetesës së qytetarëve, më së paku mund të ketë aftësi që Tetovën, me  pozitë të mrekullueshme gjeografike, resurse natyrore e përparësisë konkurruese, ta bëjë destinacion të zhvillimit ekonomik. Tashmë ka kaluar koha e fjalëve, premtimeve boshe dhe mashtrimeve, ndërsa nuk është e largët dita kur qytetarët do t’ju ndëshkojnë për këtë papërgjegjshmëri në këtë qeverisje.

Kushtet elementare, siç janë uji, ajri dhe rrugët nuk janë luks, por nevojë dhe domosdoshmëri, për të cilat nuk duhen 100 arsye pse nuk mund të bëhen, por duhet vetëm 1 që të bëhen – ato janë të drejta elementare njerëzore”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes BESA.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *