Home / Lajme / Maqedoni / LR-PDSH: Gjykata Kushtetuese të mbrojë demokracinë nga shkelësit dhe jo shkelësit nga demokracia!

LR-PDSH: Gjykata Kushtetuese të mbrojë demokracinë nga shkelësit dhe jo shkelësit nga demokracia!

Pasi Gjykata Kushtetuese pranoi iniciativën e Presidentit Ivanov, që të falë personat e dënuar për parregullsi zgjedhore, ka reaguar LR-PDSH.

Gjykata Kushtetuese të mbrojë demokracinë nga shkelësit dhe jo shkelësit nga demokracia. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të ndryshuar Ligjin, me të cilin do ti jepet e drejtë Presidentit të Shtetit që të amnistojë persona të gjykuar për parregullësi zgjedhore për LR PDSH paraqet goditjen e rradhës në sistemin e drejtësisë dhe të së drejtës.

LR PDSH konstaton se ky vendim është i inicuar nga vetë pushteti, i cili ka instaluar gjykatës politik në Gjykatën Kushtetuese të RM-së dhe ka për qëllim të bllokojë punën e Prokurores Speciale e cila tanimë ka ngritur akuza për zyrtarë shtetëror që janë të implikuar në mënyrë të drejtpërdrejt në paregullësi zgjedhore dhe falsifikim zgjedhor.

LR-PDSH, edhe njëhërë u bën thirje të gjitha forcave politike në Kuvendin e RM-së që sa do që të përpiqen të ndryshojnë Ligjet nuk do të mund të ikin nga përgjegjësia penale, të gjithë kryerësit e veprave penale që kanë të bëjnë me falsifikim e zgjedhjeve, proceseve te montuara politike, krimit të organizuar, etj.

Kërkojmë mbështetjen edhe të faktorit ndërkombëtar që të ushtrojë ndikimin e tyre për mbrotjen e institucioneve duke filluar nga Gjykakat e deri tek institucioni i Presidentit të cilët janë në shërbim të pushtetit dhe po tentojne ti mbrojnë pushtetarët nga përgjegjësia penale.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *