Home / Kryesoret / LSDM: Bashkësia ndërkombëtare e konfirmoi se nuk ka kushte për zgjedhje

LSDM: Bashkësia ndërkombëtare e konfirmoi se nuk ka kushte për zgjedhje

Bashkësia ndërkombëtare sot konfirmoi atë që LSDM-ja e thotë gjatë gjithë kohës – më 24 prill, nuk ka kushte për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike, ka thekusar partia opozitare e LSDM-së.

“Sot Nikola Gruevski nuk mori guximin për t’u përballur me të vërtetën se nuk ka kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vlerësimi i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara se në këtë moment duhen të përmbushen kushtet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të besueshme më 24 prill dhe se nuk është arritur asnjë marrëveshje për reformën e medias është konfirmim i drejtpërdrejtë i asaj që qytetarët tashmë e dijnë. Nuk janë bërë kushtet për zgjedhje të ndershme më 24 prill, deri sa nuk pastrohet lista zgjedhore dhe nuk ka reforma në media”, theksojnë nga parti./

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *