Home / Kryesoret / LSDM kritikon sistemin shëndetësorë në vend

LSDM kritikon sistemin shëndetësorë në vend

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dega në Tetovë, sot ka drejtuar një sërë akuza për sistemin shëndetësore me theks të veçantë për gjendjen në të cilën ndodhet Spitali Klinik I Tetovës.Sipas LSDM-së, ky spital është edhe një vërtetim plus për kaosin në sistemin e shëndetësisë në Maqedoni, njofton Tv Koha.

“Asnjë nga premtimet e qeverisë në ikje për mbrojtje më të mirë shëndetësore nuk është realizuar. Derisa qeveria në ikje interesohet vetëm për politikat e tendereve, shëndetësia në vend është para kolapsit. Tenderët e kësaj qeverie në ikje janë më të rëndësishme se sa shëndeti I qytetarëve. U harxhuan 630 milion euro për përmendore ndërsa qytetarët nuk kanë shërbime themelore shëndetësore”. tha Anastasija Blazhevska, nga komisioni për shëndetësi në LSDM, dega në Tetovë, transmeton Tv Koha.

 

Në ndërkohë, drejtori organizativ I Spitalit Klinik të Tetovës,Zoran Krstevski I ka quajtur spekulime dhe dezinformata pohimet e LSDM-së dhe ka nënvizuar se për shfrytëzimin e suksesshëm të paijsjeve moderne që nga viti 2006 e këndej janë punësuar edhe 60 mjek të cilët janë dërguar në spiecializim jashtë vendit. Sipas tij, një kohë të gjatë janë duke u bërë investime në këtë spital nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *