Home / Kryesoret / LSDM-VMRO me qëndrime të kundërta për 24 prillin

LSDM-VMRO me qëndrime të kundërta për 24 prillin

Pas publikimit të bombave të para të opozitës, VMRO-DPMNE-së më së shumti i ka interesuar shpallja e shpejtë e zgjedhjeve të parakohshme. Deputetja e LSDM-së Sofija Kunovska, pas takimit me Raportuesit e Komisionit për respektimin e obligimeve dhe angazhimeve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës tha se partisë në pushtet nuk i interesojnë reformat që duhet realizuar të dala nga Marrëveshja e Përzhinës.

“Një pjesë shumë e madhe Marrëveshjes së Përzhinës aspak nuk është zbatuar, e tillë është situata me listën zgjedhore ku ende nuk ka nisur pastrimi i i kësaj liste, e njëjtë është situata me mediat ku ende nuk është arritur marrëveshje se si më tej, por gjithashtu të gjithë jeni dëshmitarë për obstruksionet sistematike ndaj Prokurorisë Speciale, ende nuk është miratuar pjesa e ligjit për dëshmitarët e mbrojtur”, deklaroi Sofija Kunovska, LSDM.

Ndërkohë nga VMRO-DPMNE këmbëngulin se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen më 24 prill për shkak se për këtë është arritur konsensus mes të gjitha partive politike.

“Data 24 Prill, si datë e zgjedhjeve është datë për të cilën është pajtuar edhe opozita e cila udhëheq me KSHZ-në, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale dhe vlerësojmë se ata i kanë të gjitha mundësitë që të marrin pjesë në zgjedhjet e radhët të cilat edhe i dëshiruan”, tha Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Raportuesit e Komisionit për respektimin e obligimeve dhe angazhimeve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës gjatë ditës takojnë liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe LSDM-së Zoran Zaev.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *