Home / Kryesoret / “Lustrimi në Maqedoni është tranferuar në një dimension politik”
SHKUP (AA) – Në debatin me temë “Të drejtat e njeriut në procesin e lustracionit” të organizuar nga Instituti për të Drejtat e Njeriut, deklaruan se lustrimi në Republikën e Maqedonisë është tranferuar në një dimension politik, ndërsa theksuan se Maqedonia nuk është i vetmi vend ku procesi trajtohet në këtë mënyrë. Foto: Mersel Bilalli, profesor universitar ( Ilin Nikolovski - Anadolu Ajansı )

“Lustrimi në Maqedoni është tranferuar në një dimension politik”

Në debatin me temë “Të drejtat e njeriut në procesin e lustrimit” të organizuar nga Instituti për të Drejtat e Njeriut, deklaruan se lustrimi në Republikën e Maqedonisë është transferuar në një dimension politik, ndërsa theksuan se Maqedonia nuk është i vetmi vend ku procesi trajtohet në këtë mënyrë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetarja e Institutit për të Drejtat e Njeriut dhe gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës, Margarita Caca Nikolovska tha se në Maqedonia ka mjaftueshëm raste të lustrimit, përfshirë edhe në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut, ku është zbuluar shkelje e nenit të 6-të në procedurë të drejtë dhe shkelje të nenit 8-të të privatësisë. Sipas saj, përveç një dokumenti që deklaron për bashkëpunim, ky ligj kërkon më shumë kushte.

“Nuk është Maqedonia vend i vetëm ku procesi i lustrimit trajtohet në këtë mënyrë, megjithatë mendoj se kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të justifikohet, por në të kundërtën apsolutisht duhet të ndiqet procesi demokratik, sundimi i ligjit, si dhe të ndiqen jo vetëm dokumentet ndërkombëtare të cilat trajtojnë këto çështje, por të ndiqet edhe nevoja e thelbit të një trajtimi të tillë në një shtet”, deklaroi Caca Nikolovska.

Sipas profesorit universitar Mersel Bilalli, në çdo sistem demokratik hapet edhe procesi i lustrimit, që siç tha ai, ka të bëjë me pastrimin shpirtëror dhe moral të bartësve të funksioneve të ndryshme të cilët kanë dhënë mbi liritë dhe të drejtat e njerëzve, duke avancuar vetveten. Mirëpo, ai theksoi se në Maqedoni lustrimi jo nuk ia arriti qëllimit, si dhe sipas tij është tranferuar në një instrument politik.

“Kemi shumë komponente, të tilla si bashkëpunim në kontinuitet, qëllim që të avancojë pozicionin e vet, qëllim që ta dëmtojë personin tjetër duke i shkelur të drejtat dhe të përfitojë nga e gjithë kjo. Logjikisht lustrimi nënkuptohet si një pastrim, megjithatë ajo tek ne nuk pati atë qëllim, por pati qëllim një dimension politik, një luftë kundër të gjithë atyre që nuk mendojnë si pushteti”, deklaroi Billali.

Vjeshtën e kaluar në Parlamentin e Maqedonisë u dorëzua propozim ligji për ndërprerjen e procesit të lustrimit. Vendimi erdhi 7 vite pas miratimit të ligjit të parë në vitin 2008 me të cilin personave që kanë bashkëpunuar me shërbimet e sigurimit shtetëror në ish Jugosllavi u ndalohej të ushtronin veprimtari publike.

Më pas Gjykata Kushtetuese abrogoi 12 nene të ligjit fillestar për lustrim, por në vitin 2012 me mbështetje të vetëm të partive në pushtet Parlamenti miratoi ligj të ri për lustrim, prej ku gazetarët, klerikët, organizatat joqeveritare dhe anëtarët e partive politike nuk kishin obligim të paraqesin deklaratë deri të Komisioni për lustrim.

Me ligjin e ri lustrimi përfshiu edhe periudhën e pavarësisë së Maqedonisë deri në vitin 2006. Deri më tani janë lustruar rreth 200 persona, disa prej të cilëve me vendime të plotfuqishme ndërsa disa lëndë u hodhën nga gjykata administrative. Në mesin e të lustruarve janë edhe 35 persona të cilët nuk jetojnë sot.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *