Home / Sport / Manchester United jep 100 milionë Euro për yllin e Realit

Manchester United jep 100 milionë Euro për yllin e Realit

Manchester United nuk ka hequr ende dorë nga Gareth Bale. Manchester United dëshiron të përforcohet gjatë verës së ardhshme në mënyrë që të kthehet sërish në krye të futbollit anglez, diçka që nuk është duke e bërë që prej largimit të Alex Fergusonit.

Ata gjatë verës së ardhshme përveç trajnerit që pritet të ndërrojnë, e ku emri më i mundshëm është Jose Mourinho, ata do të shpenzojnë shumë edhe në transferime.

Dëshira e tyre më e madhe është ylli i Real Madridit, Gareth Bale. Për uellsianin, Unitedi duhet të paguajë të paktën 100 milionë Euro, shifër kjo e pranueshme edhe për Real Madridin, pasi Bale ka shumë probleme me lëndimet.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *