Home / Kryesoret / Maqedon -Kosovë vetëm me letërnjoftim: KPJ jep dritë jeshile

Maqedon -Kosovë vetëm me letërnjoftim: KPJ jep dritë jeshile

Komisioni për politikë të jashtme (KPJ) i Kuvendit të Maqedonisë votoi propozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës për kushtet e udhëtimit të shtetasve të të dyja vendeve vetëm me letërnjoftime.

Anëtarja e Komisionit të Jashtëm, Deputetja e BDI-së Nora Aliti kujtoi opinionin se partia e saj që në zgjedhjet e 27 Prillit të vitit 2014, në platformën e BDIsë, konkretisht në faqen 21 të ofertës politike për qytetarët, BDI kishte premtuar që kalimi i kufirit me Kosovën do të bëhet vetëm me letërnjoftime, ashtu siç e bë paraprakisht edhe me Shqipërinë.

Edhe pse kishte debat, ratifikimin e kësaj marrëveshjeje e përkrahën edhe VMRO-DPMNE dhe LSDM. Madje nga partia në pushtet rikujtuan opinionin se propozues të këtij propozim-ligji janë pikërisht ata, kurse nga LSDM gjatë këtij debati thanë se përkrahin çdo bashkëpunim rajonal, përfshi këtu edhe lëvizjen me letërnjoftime me Kosovën, por porositën BDI-në që këtë marrëveshje mos ta përvetësojnë, pasi ajo njëzëri u përkrah nga të gjitha partitë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *