Home / Kryesoret / Maqedoni, Fondi për sigurim shëndetësor promovon lehtësimet e reja
SHKUP (AA) - Fondi për Sigurim Shëndetësor në Maqedoni (FSSHM) në kuadër të muajit shkurt, të cilin e ka shpallur si muaj të shërbimeve elektronike, ka prezentuar dy shërbime të reja elektronike. Foto: Sasho Stefanovski- drejtor i Fondit (M), Orhan Ramadani-drejtor i Fondit (D) ( Fondi per Sigurim Shëndetësor - Anadolu Ajansı )

Maqedoni, Fondi për sigurim shëndetësor promovon lehtësimet e reja

Fondi për Sigurim Shëndetësor në Maqedoni (FSSHM) në kuadër të muajit shkurt, të cilin e ka shpallur si muaj të shërbimeve elektronike, ka prezentuar dy shërbime të reja elektronike.

Shërbimet e reja të prezantuara sot nga drejtorët e Fondit, Orhan Ramadani dhe Sasho Stefanovski, përfshijnë dhënien e Propozimit për vazhdimin e pushimit mjekësor dhe Raporti për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, si dhe kërkesa elektronike për kompensimin e pagës nga e drejta e pushimit mjekësor dhe pushimit të lehonisë.

Me shërbimin e parë elektronik mjekëve amë u mundësohet që të siguruarve të tyre t’u japin Propozim për vazhdimin e pushimit mjekësor dhe Raport për ndërprerjen e marrëdhënies së punës.

Drejtorët e Fondit, Orhan Ramadani dhe Sasho Stefanovski, thanë se plotësimi i këtyre të dhënave do ta krijojë bazën elektronike në Fond, e cila do t’iu shërbejë mjekëve të komisionit të kenë qasje në dokumentet e nevojshme të personave të siguruar.

Shërbimi i dytë elektronik ka të bëjë me kërkesën elektronike për kompensimin e pagës nga e drejta e pushimit mjekësor dhe pushimit të lehonisë.

Krahas këtij shërbimi do t’u jepen privilegje personave të siguruar dhe personave të autorizuar të firmave.

Kushtet ligjore për realizimin e të drejtës për kompensimin e pagës janë: sëmudja ose lëndimi jashtë vendit të punës, lëndimi gjatë orarit të punës ose sëmundje profesionale, mjekimi dhe trajtime mjekësore, kujdesi për fëmijën e sëmurë deri në moshën tre vjeçare, kujdesi për anëtarin e sëmurë të familjes së ngushtë mbi moshën tre vjeçare, më së shumti deri 30 ditë, shoqërimi i domosdoshëm i personit të sëmurë i cili është udhëzuar për kontroll ose për mjekim jashta vendit, shoqërim i domosdoshëm i fëmijës së sëmurë deri në moshën trevjeçare gjatë periudhës së mjekimit spitalor, më së shumti deri 30 ditë, dhurimi i gjakut, indeve dhe i organeve në bazë vullnetare si dhe izolimi për ta parandaluar përhapjen e infeksionit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *