Home / Kryesoret / Maqedoni-Kosovë me letërnjoftime, Poposki në Prishtinë

Maqedoni-Kosovë me letërnjoftime, Poposki në Prishtinë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki, të hënën do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Kosovë, ku me homologun kosovar Hashim Thaçi do të nënshkruajë dy marrëveshje bilaterale. Gazeta KOHA mëson se gjatë takimit në Prishtinë mes Poposkit dhe Thaçit do të nënshkruhet marrëveshja për kalim të kufirit mes dy vendeve me letërnjoftime si dhe marrëveshja për hapjen e vendkalimit kufitar Stançiq-Bellanoc, të cilat më pas duhet të ratifikohen edhe nga parlamentet respektive. Vizita e Poposkit në Prishtinë vjen një vit pasi ministri Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, vizitoi Shkupin ku me homologun maqedonas konfirmuan bashkëpunimin e mirë ndërfqinjësor si dhe angazhimin për avancim të mëtejshëm të lidhjeve mes dy vendeve. Ashtu si edhe në takimin e para një viti në Shkup, dy ministrat e jashtëm pritet të diskutojnë edhe për autostradën Shkup-Prishtinë si dhe koston e këtij projekti, por edhe për projektet e përbashkëta rajonale që burojnë nga Samiti i Berlinit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *