Home / Kryesoret / Maqedoni, nënshkruhet Kartë për raportim etik gjatë zgjedhjeve
SHKUP АА - Sot në ambientet e Info-qendrës të BE-së u bë nënshkrimi i Kartës për raportimin etik gjatë zgjedhjeve, të organizuar nga Këshilli Etik i mediave të Maqedonisë. Foto: Aivo Orav, ambasadori i BE-së në Maqedoni. (L); Dragan Antonovski, anëtar i Këshillit Etik të mediave në Maqedoni (C); Marina Tuneva, Dreytorja Executive i SEMM-it (R) ( Ilin Nikolovski - Anadolu Ajansı )

Maqedoni, nënshkruhet Kartë për raportim etik gjatë zgjedhjeve

Sot në ambientet e Info-qendrës të BE-së u bë nënshkrimi i Kartës për raportimin etik gjatë zgjedhjeve, të organizuar nga Këshilli Etik i mediave të Maqedonisë.

Sipas kumtesës së Këshillit etik, qëllimi i nënshkrimit të Kartës është që të bëhet informim i shpejtë dhe në kohë reale i opinionit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në pajtim me Kartën, e cila iu ofrua për nënshkrim të gjitha mediave puna e tyre duhet të bazohet në parimet e vërtetësisë dhe objektivitetit, në balancimin, në ndarje të qartë mes informacionit dhe komenteve, për ndershmëri dhe neutralitet, solidaritet profesional, për pavarësi redaktuese dhe integritet profesional, për respekt, tolerancë, përgjegjësi dhe liri.

“Ne si Këshill për Etikë jemi kundër nxirjes së gazetarisë, kundër mashtruesve në profesion, kundër keqpërdorimit të profesionit, nga çdo kush. Gazetaria ka rregulla, standarde, themelore është liria, qasja në pyetje dhe përgjigjja, shprehja e lirë e pikëpamjeve, të cilat janë të bazuara në informacione të sakta dhe të besueshme”, tha Dragan Antonovski, anëtar i Këshillit Etik të mediave në Maqedoni.

Ai shtoi se nënshkruesit e këtij dokumenti në bazë të pranimit të do të bien dakord se do ti përmbahen parimeve të informimit profesional dhe të pavarur dhe do të përpiqen për afirmimin e etikës dhe informimit profesional.

Nënshkrimin e tyre e vendosën të gjitha mediat që pranuan përmbajtjen e saj dhe të cilët përmes saj do të angazhohen për afirmimin e etikës dhe të profesionalizmit në informim. Në këtë ngjarje, përveç përfaqësuesve të medias, morën pjesë edhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në vend.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *