Home / Kryesoret / Maqedoni, punohet në shfrytëzimin e mjeteve IPA1 dhe planifikimin e IPA2
SHKUP (AA) – Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi sot prezantoi statusin e IPA fondeve, në kuadër të të cilit aktualisht në Maqedoni ka dy programe, ai IPA1 2007-2013 dhe IPA 2 2014-2020. ( Besar Ademi - Anadolu Ajansı )

Maqedoni, punohet në shfrytëzimin e mjeteve IPA1 dhe planifikimin e IPA2

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi sot prezantoi statusin e IPA fondeve, në kuadër të të cilit aktualisht në Maqedoni ka dy programe, ai IPA1 2007-2013 dhe IPA 2 2014-2020, raporton Anadolu Agency (AA).

IPA1 për përforcimin e kapaciteteve institucionale, në pesë komponenta, me mjete të përgjithshme në dispozicion 263 milionë e 562 mijë e 110 euro dhe IPA2 në fokus të së cilës është qasja sektoriale, e cila duhet të ofrojë vendin në lidhje me shfrytëzimin e mjeteve buxhetore për prioritetet kombëtare me prioritetet e BE-së në lidhje me zgjerimin, me gjithsej 664 milionë euro në dispozicion.

Në kuadër të IPA2 2014-2020 nga gjithsej 664 milionë euro, të parashikuara në dokumentin strategjik kombëtar të Maqedonisë, deri më tani janë programuar mjete në vlerë prej 445 milionë e 569 mijë e 530 euro. Ndërsa, në kuadër të IPA1 2007-2013, nga gjithsej 614 milionë e 741 mijë e 905 euro, deri në fund të vitit 2015 janë lidhur marrëveshje për 379 milionë e 793 mijë e 907 euro, respektivisht 61.8 përqind marrëveshje të shfrytëzuara.

“Gjatë kësaj periudhe qëllimet kryesore ishin përforcimi i sistemit të decentralizuar për të përforcuar kapacitetet e vendit që të shfrytëzojnë fondet strukturore të Bashkimit Evropian në momentin e anëtarësimit, realizimi i prioriteteve të Qeverisë së Maqedonisë dhe atyre të Bashkimit Evropian në kontekstin e Bashkimit Evropian dhe zgjerimit, transparena dhe gjithpërfshirja në implementimin e IPA projekteve, si dhe nënshrkimi i IPA 2014-2020, mjete plotësuese nga taksa paguesit evropian për zhvillimin dhe integrimin evropian të Maqedonisë”, deklaroi Besimi.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav, tha se Maqedonia dhe Bashkimi Evropian duhet të punojnë së bashku dhe të arrijnë të bindin qytetarët se IPA fondet shpenzohen në atë mënyrë për të sjellë deri në përfitime të vetëfinancuara.

“Këto përfitime janë bërë nga ana e Qeverisë, por në sektorë të caktuar nuk janë të mjaftueshme, për arsye se konsiderojmë se nevojitet vendosshmëri e fuqishme që të përforcohen IPA strukturat dhe të përmirësohen rezultatet e planit afatgjatë”, deklaroi ambasadori Orav.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *