Home / Kryesoret / Maqedoni, Shoqata HOPS kërkon ligj të posaçëm për legalizimin e kanabisit

Maqedoni, Shoqata HOPS kërkon ligj të posaçëm për legalizimin e kanabisit

Shoqata HOPS – Opsione për jetë të shëndetshme ndonëse e përkrah miratimin e Ligjit për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, megjithatë është kundër mospërfilljes dhe mosftesës së saj për të marrë pjesë në debatet publike dhe rregullimit që bëhen përmes propozim ligjit për ndryshime dhe plotësim të Ligjit për kontroll të mjeteve narkotike dhe substancave psikotropike të përdorimit mjekësor të kanabisit, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës HOPS Hristijan Jankullovski tha se “kjo mënyrë e rregullimit të kësaj çështjeje nuk do të kontribuojë për qasje më të madhe të kanabisit dhe derivative të tij për ata që u nevojitet më së shumti, e ata janë personat me gjendje të caktuar mjekësore”.

Ai shtoi se Shoqata HOPS ndonëse nuk është ftuar për të marrë pjesë në debatet publike dhe të japë kontributin e saj si organizatë eksperte, e cila 20 vite punon në fushën e politikës së drogave, në opinion potencoi disa mangësi që propozuesit e këtyre ndryshimeve ligjore mbetën të papërfillshëm. Ndaj, HOPS ka përgatitur analizë mbi ndryshimet e propozuara ligjore.

Jankullovski tha se si vërejtje kyçe nga propozim-ligji janë kufizimet që i bëjnë për diagnozat, gjegjësisht gjendjet mjekësore, duke shtuar se momentalisht vetëm katër specialistë mund të shkruajnë produketet e kanabisit, ata janë neurologët, infektologët, radiologët dhe onkologët.

Shoqata HOPS kërkon që ky propozim ligj për kontroll të mjeteve narkotike dhe substancave psikotropike të tërhiqet nga procedura parlamentare dhe sa më shpejtë të hartohet një ligj i posaçëm me të cilin do të rregullohet përdorimi mjekësor i kanabisit.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Agjencinë për Barëra dhe mjete mjekësore përgatiti Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për kontroll të drogave dhe substancave subtropike në drejtim të përdorimit të kontrolluar legal të prodhimeve nga kanabisi për qëllime mjekësore, sipas të cilit do të mund të prodhohet dhe shfrytëzohet vetëm në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *