Home / Kryesoret / Maqedoni, USAID me katër studime të rasteve me rreziqe të korrupsionit
SHKUP (АА) - Ekipi në programin për anti-korrupsion të USAID-it i implementuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Transparencë- Maqedonia ka promovuar studimet e rasteve me rreziqe të korrupsionit. Foto: Aleksandar Kolekevski (L), Analist. ( Ilin Nikolovski - Anadolu Ajansı )

Maqedoni, USAID me katër studime të rasteve me rreziqe të korrupsionit

– Ekipi në programin për anti-korrupsion të USAID-it i implementuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Transparencë- Maqedonia ka promovuar studimet e rasteve me rreziqe të korrupsionit.

Qëllimi i këtyre studimeve është përmirësimi i politikave anti-korruptive duke analizuar situatat dhe denoncimin e rasteve.

Aleksandar Kolekevski i cili së bashku me Ana Çupeska janë autorë të studimit për Agjencinë e Komunikimeve Elektronike (AKE), iu referua Ligjit për komunikime elektronike, i cili, sipas autorëve ka hiper-rregullim dhe tendencë që të imponojë një procedura autoritare të cilat shërbejnë si mjet për legalizimin e aktiviteteve të jolegjitime edhe të paligjshme.

“Hulumtuam raportet vjetore të punës së AKE-së,  edhe ata janë në korrelacion me raportet e Komisionit Evropian. Një nga veçoritë në punën e AKE-së është bartja e parave të tepërta në lëmitë që janë jashtë juridiksionit të saj, dhe kjo është njëra prej subjekteve të kritikës edhe në raportin e Komisionit Evropian. Përvecç kësaj AKE-ja shpenzon miliona për reklama dhe ndoshta ky është rasti i vetëm në Evropë”, tha Kolekevski.

Si pjesë e studimeve të rreziqeve të korrupsionit, janë përmendur edhe rastet e konfliktit të interesit, kriza e refugjatëve dhe rreziku i shfaqjes së ryshfetit, korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe analiza e punës së Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *