Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia me numër të lartë të vdekjeve te fëmijët

Maqedonia me numër të lartë të vdekjeve te fëmijët

Në tre muajt e fundit të vitit 2015, në Maqedoni kanë vdekur 53 fëmijë, që është më e ulët se periudha e njejtë e vitit paraprak, kur u regjistruan 57 vdekje pas lindjes.

Megjithatë tremujori i fundit është më i lartë se çereku i tretë, ku janë regjistruar 41 vdekje. Më shumë fëmijë kanë vdekur në Shkup, pastaj në Manastir, Tetovë, Kumanovë dhe Veles.

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), është rritur numri edhe i fëmijëve që lindin të vdekur. Nga tetori deri në dhjetor kanë lindur 61 fëmijë të vdekur, që nënkupton nga 20 për çdo muaj.

Duke krahasuar tremujorin e fundit të vitit 2014, është zvogëluar numri i të vdekurve për 1.3%, ndërsa është rritur numri i lindjeve për 0.6%. Sa i përket kurrorëzimeve, është rritur numri i tyre dhe është zvogëluar numri i të divorcuarve.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *