Home / Kryesoret / Maqedonia mikpritëse e forumit të parë vjetor për mbrojtjen e të dhënave personale
Drejtoria për mbrojtje të të dhënave personale në bashkëpunim me fakultetet për shkenca informatike dhe inxhienieri kompjuterike organizoi forumin vjetor për mbrojtjen e të dhënave personale për vendet e Ballkanit Perëndimor, forum i cili për herë të parë realizohet në Maqedoni. foto: Bjorn Erik Thon (L), komisioner pwr mbrotjen e tw dhwnave personale norvegjeze; Goran Trajkovski (2ndL), drejtori i Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale; Marta Arsovska-Tomovska (2ndR), ministrja për Shoqëri Informatike dhe Administratë ( Besar Ademi - Anadolu Ajansı )

Maqedonia mikpritëse e forumit të parë vjetor për mbrojtjen e të dhënave personale

Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale në bashkëpunim me fakultetet për shkenca informatike dhe inxhienieri kompjuterike organizoi forumin vjetor për mbrojtjen e të dhënave personale për vendet e Ballkanit Perëndimor, forum i cili për herë të parë realizohet në Maqedoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesit nga Maqedonia, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nga organi norvegjez për mbrojtjen e të dhënave personale diskutuan për Cloud Computing dhe Cyber Security, që kanë ndikim të madh në përparimin e shpejtë të teknologjisë dhe përdorimin e teknologjive të reja gjatë përpunimit të të dhënave perosnale.

Drejtori i Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale, Goran Trajkovski, tha se ky forum në mbështetje të Ministria së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, do të mundësojë krijimin e një rrjeti rajonal për bashkëpunim mes organave për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Është fakt se teknologjia e bën të veten dhe na bashkoi në këtë vend. Besojmë se nuk do të mbetet vetëm shenjë e një forumi të parë rajonal, por do të mbetet një traditë për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjërë”, deklaroi Trajkovski.

Ministrja për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Marta Arsovska-Tomovska, tha se ministria që drejton ajo punon në një sistem të ndërveprimit, në të cilin 25 institucione shtetërore në baza ditore shkëmbejnë miliona të dhëna personale. Ajo shtoi se masat dhe standardet e sigurimit të informacionit duhet të jenë jashtëzakonisht të larta.

“Mbrotja e të dhënave personale në kohën e sotme është temë e rëndësishme, sepse sot ne praktikisht jetojmë dhe punojmë në një botë dixhitale, veçanërisht në ofrimin e shërbimeve publike, që institucionet shtetërore e kryejnë përmes qytetarëve, patjetër duhet të jetë jashtëzakonisht e sigurt”, deklaroi Arsovksa-Tomovska.

Në forum u promovua edhe ueb faqja “DeleteMe.mk” me të cilën qytetarëve u mundësohet që në mënyrë më efikase, më efektive dhe më tranparente të ballafaqohen me prishjen e privatësisë gjatë përdorimit të rrjeteve sociale.

Komisioner për mbrotjen e të dhënave personale norvegjeze, Bjorn Erik Thon, tha se në Norvegji kjo ueb faqe funksionon që nga viti 2011 dhe këto vite ka ndihmuar mijëra njerëz që t’i fshinë të dhënat personale të publikuara në rrjete sociale.

“Ky projekt nuk është i rëndësishëm vetëm për Maqedoninë, por është i rëndësishëm edhe për institucionet shtetërore të vendeve tjera. Kjo është një ditë e mirë për qytetarët e Maqedonisë, sepse tashmë kanë një vend ku mund të kërkojnë ndihmë”, deklaroi Erik Thon.

Forumi është pjesë e projektit “Mbështetje e vazhdueshme për përparimin e sistemit për mbrojtjen e të dhënave personale”, e cila implementohet në Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale në mbështetje nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *