Home / Kryesoret / “Maqedonia mund të jetë qendra e prodhimit të frutave me forma”
SHKUP (AA) – Inxhinieri pyjeve me banim në Stamboll, Ismail Yanarates (foto), i cili u bë i njohur në media për kultivimin e shalqirit me formë zemre ka deklaruar se Maqedonia mund të bëhet epiqendra e prodhimit të frutave dhe perimeve me formë. ( Besar Ademi - Anadolu Ajansı )

“Maqedonia mund të jetë qendra e prodhimit të frutave me forma”

Inxhinieri pyjeve me banim në Stamboll, Ismail Yanarates, i cili u bë i njohur në media për kultivimin e shalqirit me formë zemre ka deklaruar se Maqedonia mund të bëhet epiqendra e prodhimit të frutave dhe perimeve me formë.

Inxhinieri dhe biznesmeni Yanarates tregon për gazetarin e Anadolu Agency (AA) se të qenit në kontakt të vazhdueshëm me natyrën që prej 30 vitesh si dhe ndjekja e teknologjive të reja në Lindjen e Largët mbi prodhimin e frutave ka çuar atë në indiciet për prodhimin e produkteve me forma të ndryshme, duke pasur parasyshë edhe kërkesat e tregut.

Duke shpjeguar për ciklin e prodhimit të frutave me forma të ndryshme Yanarates shpjegon se ata janë të prirur për të përdorur gjithmonë metoda bio dhe pa shtesa kimikatesh. “Ajo që është ndryshe nga frutat e tjera është futja e këtyre frutave në kallupët e formave që ne dëshirojmë në një periudhë të mirë-përcaktuar” thotë ai.

Duke treguar se deri më tani ai ka arritur të prodhojë shalqinj, limona dhe sallator, Yanarates në vazdhim thotë: “Shalqirin e prodhojmë në formën e një kubi ose zemre, limonin në formën e një zemre dhe sallatorin në format e zemrës, yllit dhe lules”.

Ai në lidhje me tregtimin e tyre tregon se prodhimi bëhet në bazë të kërkesave pasi ky treg është i veçantë. Duke vënë në dukje rëndësinë dhe ndikimin e këtyre produkteve në ekonomi Yanarates nënvizon faktin që për produkte të thjeshta të kësaj natyre duke bërë një investim mund të ketë të ardhura akoma më të kënaqshme si dhe të ndikueshme në ekonominë e vendit.

“Janë të veçanta dhe një dhuratë ndryshe. Këto produkte i kërkojnë veçanërisht firmat që duan të bëjnë promovime të ndryshme” thotë Yanarates duke treguar tregun potencial të këtyre produkteve. Ai thotë gjithashtu se më shumë këtë produkt e preferojnë hotelet, pastiçeritë dhe firma që e përdorin për një koktej ndryshe, por nuk përjashton edhe mundësinë e shitjes së tyre në markete duke nënvizuar që edhe në këto vende produktet të kësaj natyre gjenden edhe pse në në numër të ulët.

– “Maqedonia mund të jetë qendra e prodhimit të këtyre produkteve”.

Inxhinieri dhe biznesmeni Ismail Yanarates në një vizitë për të parë nga afër kushtet e të bërit biznes në Maqedoni tregon se ky vend për nga veçoritë mund të bëhet një qendër për prodhimin e këtyre produkteve.

“Maqedonia mund të jetë qendra dhe zemra për prodhimin e këtyre produkteve, pasi kapacitetet, klima dhe toka pjellore nuk mungojnë në këtë vend. Një faktor tjetër për ta parë Maqedoninë të tillë është edhe afërsia e saj me vendet e Europës” thotë Yanarates duke pohuar se në të ardhmen mendon të fillojë prodhimin në këtë vend dhe se një gjë e tillë mund ndikojë edhe në ekonominë vendase.

Yanarates në vazhdim të fjalës së tij thotë se ky produkt mund të prodhohet si për tregun vendas ashtu edhe për atë europian dhe rajonal. Duke nënvizuar faktin se produktet në fjalë janë të provuara dhe të njohura nga vendet e Europës, thekson se tregu i tyre do të jetë i sigurtë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *