Home / Kryesoret / Masakra në Elbasan, kontrolle nga policia në 3 qytete, 18 të shoqëruar

Masakra në Elbasan, kontrolle nga policia në 3 qytete, 18 të shoqëruar

Një tjetër automatik, i cli dyshohet se është përdorur në masakrën e Elbasanit është gjetur 800 metra larg vendit të ngjarjes. Kanë qënë banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar policinë për armën.

Policia ka vijuar gjatë gjithë natës punën për kapjen e autorëve të vrasjes së 3-fishtë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Elbasan. RENEA dhe FNSH kanë ushtruar kontroll në dhjetëra banesa në Elbasan, Peqin, Cërrik, Gramsh dhe Librazhd dhe ka shoqëruar në komisariat 46 persona për verifikim.

Janë kontrolluar gjithashtu mjete me të cilat dyshoheshin se mund të lëviznin autorët dhe janë kontrolluar mbi 150 garazhe makinash në hyrje pallatesh. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes dy armë automatike kallashnikov dhe 65 gëzhoja.

Persona ende të paidentifikuar hapën zjarr në drejtim të një lokali në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”, duke lënë 3 persona të vdekur dhe 10 të plagosur.

Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri u hap me një arme tip kallashnikov nga një automjet tip “BMW X5” në drejtim të lokalit.

Si pasojë e plumbave, kanë humbur jetën Agron Çapja, Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli.

Ndërkaq, të plagosur mbetën: Arnold Çapja, Florenc Çapja, Fejzulla Çapja, Bujar Reshka, Luan Muça, Ferit Muça dhe Ardian Zharri.

Paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje lidhur me ngjarje të së shkuarës, pasi familja Çapja nuk është e panjohur për Policinë e Shtetit.

Rreth 1 orë pas ngjarjes, 6 nga të plagosurit u transportuan me helikopter nga Elbasani drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tyre ishte e rënduar. Por, sipas drejtorit të këtij spitali, Gjovalin Bushi, më e rënduar paraqitet gjendja e 3 prej tyre.Forcat RENEA, FNSH-ja si dhe Policia e Elbasanit po vijojnë kontrollet në 3 qytete, në Elbasan, atë të Peqinit si dhe në Librazhd për kapjen e autorëve të masakrës së ndodhur në orët e mbrëmjes së të mërkurës, ku mbetën të vrarë 3 persona, ndërsa u plagosën 7 të tjerë.

Deri pak pas mesnate, policia ka bërë të ditur se ka kryer me dhjetëra kontrolle, ndërsa ka shoqëruar 18 persona për verifikim në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Në ndihmë të forcave të Policisë së Elbasanit shkuan edhe  forcat e RENEA-s dhe ato të FNSH-së së Tiranës dhe Fierit, si dhe të komisariateve të Durrësit, Lushnjes dhe sërish Fierit.

Mësohet gjithashtu se ministri i Brendshëm, Tahiri është larguar nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit, ku shkoi menjëherë pas ngjarjes së bashku me Drejtorin, Çako.(Top channel)

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *