Home / Lajme / Botë / Mbërrin grupi i fundit i refugjatëve sirianë në Kanada
MONTREAL (AA) - Mbërrin në Montreal grupi i fundit i 25 mijë refugjatëve sirianë të cilët qeveria kanadeze kishte njoftuar se do të pranonte deri në fund të këtij muaji. foto: AA (arkiva) ( MCpl Bernie Kuhn - Anadolu Ajansı )

Mbërrin grupi i fundit i refugjatëve sirianë në Kanada

Mbërrin në Montreal grupi i fundit i 25 mijë refugjatëve sirianë të cilët qeveria kanadeze kishte njoftuar se do të pranonte deri në fund të këtij muaji, raporton Anadolu Agenc (AA).

Plotësohet me ardhjen e grupit të fundit procesi i pranimit të 25 mijë refugjatëve sirianë që nisi në nëntor të viti të kaluar dhe i cili ishte njoftuar si premtim zgjedhor nga Partia Liberale në pushtet e cila udhëhiqet nga Justin Trudeau.

Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Shtetësisë dhe Emigracionit në Kanada theksohet se me mbërritjen në mesnatën e të shtunës së grupit të fundit në aeroportin Montreal Pierre Trudeau është plotësuar numri i 25 mijë sirianëve të cilët ishin parashikuar më parë të mbërrinin në Kanada.

Në deklaratë teksa nuk identifikohet se sa është numri i grupit të fundit thuhet se “Edhe 25 mijë refugjatët sirianë mbërritën në Kanada”.

– Do të vazhdojë pranimi i refugjatëve-

Ndërsa në anën tjetër pritet që Kanadaja të vazhdojnë pranimin e refugjatëve deri në fund të vitit 2016.

Theksohet se ministri i Shtetësisë dhe Emigracionit të Kanadasë, John McCallum, po vazhdon punimet për pranimin në vend deri në fund të vitit të 35 mijë deri në 50 mijë refugjatëve sirianëve. Vihet në dukje se McCallum në javën e parë të marsit në lidhje me këtë çështje do të bëjë një deklaratë në Parlamentin Federal.

– Për transferimin e refugjatëve 35 milionë dollarë-

Ndër të tjera pohohet se Kanadaja për transportin në vend të refugjatëve sirianë të marrë nga Libani, Jordania dhe Turqia ka kryer 92 udhëtime ajrore.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shtetësisë dhe Emigracionit të Kanadasë, ky vend për çdo fluturim ka paguar një shumë prej 380 mijë dollarësh ku me 92 fluturime në total janë shpenzuar 34 milionë e 960 mijë dollarë. Sipas këtyre të dhënave, ministria për çdo refugjat që ka mbërritur në vend ka kryer një shpenzim për fluturimin, 1 mijë e 398 dollarë.

Shpenzimet e ushqimeve dhe të strehimit për refugjatët të cilët afërsisht gjysma e tyre ende ndodhen në qendra të përkohshme të strehimit përballohen nga shteti. Gjithashtu theksohet se 253 organizata të tjera në të gjithë vendin ndihmojnë për strehimin, ushqimin dhe veshmbathjen e refugjatëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *