Home / Kryesoret / Mbi 70-të pika në seancën e 92-të kuvendore

Mbi 70-të pika në seancën e 92-të kuvendore

Para deputetëve janë propozim-ligjet nga shumë sfera: ekologji, bujqësi, punë dhe sociale, shëndetësi, financa, kulturë, komunikacion,.., si dhe disa kërkesa për dhënie të interpretimeve autentike dhe ratifikime të marrëveshjeve.

Në rend të ditës janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për rrogë minimale të parashtruar nga Pavle Trajanov, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për përparim dhe mbrojtje të së drejtave të anëtarëve të bashkësive të cilat janë më pak se 20 për qind të parashtruar nga Enes Ibrahim, ndryshimet e Ligjit për Qeveri  të parashtruar nga një grup i deputetëve opozitarë, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për partitë politike të parashtruar nga Liljana Popovska dhe plotësimet e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural të parashtruar nga një grupë i deputetëve opozitarë, të gjitha në lexim të parë.

Kuvendi do të diskutojë edhe për propozim-ligjin plotësues për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kohë pune, marrëdhëniet e obliguara të punonjësve mobilë dhe vozitësit në komunikacionin  rrugor dhe pajisjet  për regjistrim të dokumentacionit rrugor, si dhe për ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për automjete, për lëndët e para minerale, për ndërmarrjet publike, për duhan dhe prodhime të duhanit, për kualitet dhe siguri të mbeturinave, biosimulatorë dhe përmirësues të përbërjes së tokës, për prodhimet për mbrojtje të bimëve, për verën, për pyjet, për materialet reproduktive nga drunjtë pyjorë, për shëndetin e bimëve, për tokat bujqësore, për kooperativat bujqësore, për kualitetin e prodhimeve bujqësore,  për sigurinë e ushqimit, për bagëtinë, për mbrojtje të natyrës, për mjedis jetësor, për kontroll të emisioneve të komponimeve organike të paqëndrueshme gjatë shfrytëzimit të benzinave, për menaxhim me mbeturinat, për menaxhim me bateritë dhe akumulatorët të gjitha sipas procedurës së shkurtuar.

 

Do të shqyrtohen edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit  për material mbjellës dhe të farave për bimët bujqësore, për prodhimtarinë bujqësore organike, për peshkim dhe akuakulturë, për kryerje të veprimtarisë bujqësore, për menaxhim me pajisjet elektrike dhe elektronike, për menaxhim me paketimin dhe mbeturina nga paketimi, për ndërtim, për kulturë, për bibliotekat, për veprimtarinë filmike, për punët audiovizuele, për veprimtarinë hotelierike, për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, për muzeumet, si dhe për zjarrëfikësit, të gjitha, gjithashtu sipas procedurës së shkurtuar.

Në seancë duhet të shqyrtohen edhe propozim-ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për mbrojtje shëndetësore, për sigurimin shëndetësor dhe për shëndet publik, Propozim-programi  për shënim të përvjetoreve jubilare të ngjarjeve të rëndësishme dhe personalitetet e shquara në Republikën e Maqedonisë për vitin 2016, si dhe Informata për  gjendjet e përgjithshme  në arsimin e Republikës së Maqedonisë dhe efektet nga testimi ekstern në arsimin fillor dhe të mesëm, të parashtruar nga një grup i deputetëve opozitarë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *