Home / Lajme / Botë / Mbi 800 shtetas gjermanë janë bashkuar me ISIS në Siri dhe Irak

Mbi 800 shtetas gjermanë janë bashkuar me ISIS në Siri dhe Irak

Zyra për hetimin e krimeve në Gjermani ka bërë të dituri se mbi 800 shtetas gjermanë janë bashkuar me grupin terrorist ISIS.

Gazeta gjermane Die Welt njoftoi se zyra për hetimin e krimeve në Gjermani (BKA) ka publikuar një deklaratë në të cilën theksohet se mbi 800 ekstremistë takfiristë janë larguar nga Gjermania për tu bashkuar me grupet terrorist si ISIS në Irak dhe Siri, ndërsa rreth një e treta e tyre përsëri janë kthyer në Gjermani.

Në vazhdim të kësaj deklarate thuhet se mbi 130 shtetas gjermanë të cilat kanë shkuar në Irak dhe Siri janë vrarë dhe disa prej tyre janë vrarë në kryerjen e sulmeve kamikaze.

Zyra për hetimin e krimeve në Gjermani ka theksuar se duke hetuar gjendjen e 677 personave ekstremistë takfiristë që kanë shkuar për tu bashkuar me ISIS në Siria dhe Irak, është përcaktuar se shumica e tyre janë meshkuj të moshës 22-25 vjeç.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *