Home / Kryesoret / Mbledhja e 33 e Këshillit të komunës së Tetovës

Mbledhja e 33 e Këshillit të komunës së Tetovës

Miratohen më shumë vendime nga fushëveprimi i Këshillit
Në kuadër të mbledhjes së 33 të Këshillit të komunës së Tetovës, para vetes kishin një numër të madh propozim-vendimesh që kanë të bëjnë me fushën e buxhetit të komunës, aktivitetet e ndërmarrjeve publike, formimin e qendrave për zhvillim në fëmijërinë e hershme, për legalizimin e objekteve informale si dhe propozime të tjera në kompetencë të Këshillit.
Fillimisht pas një debati të zhvilluar këshilli miratoi Vendimin për realizimin e buxhetit të komunës së Tetovës për vitin 2016. Në vazhdim të mbledhjes këshilltarët debatuan dhe miratuan Programin e punës së ndërmarrjes publike “Parkingu i qytetit” si dhe Programin financiar të po kësaj ndërmarrje për vitin 2016.
Plani operativ për mbrojtje dhe shpëtim nga vërshimet e komunës së Tetovës për këtë vit ishte gjithashtu temë debati në mbledhjen e sotme.
Pas elaborimit të bërë nga përfaqësues të Sektorit për veprimtari publike, këshilltarët miratuan planin për regjistrimin e nxënësve në vitet e para të shkollave të mesme për vitin shkollorë 2016/2017 në komunën e Tetovës.
Pas koordinimit të aktiviteteve të komunës së Tetovës me organizatën e fëmijëve UNICEF, sot para këshilltarëve u shqyrtuan dhe u miratuan vendimet për formimin e qendrave të zhvillimit në fëmijërinë e hershme në kuadër të kopshtit të fëmijëve “Mlladost”-Tetovë. Qendra të këtilla janë themeluar dhe kanë filluar të funksionojnë në kuadër të shkollës fillore të f.Shipkovicë, në shkollën fillore “Kirilidhe Metodi” dhe në objektin e çerdhes në lagjen Potok të Tetovës. Vlerësohet se me themelimin këtyre qendrave do të ndikohet në rritjen e cilësisë së edukimit të fëmijëve parashkollorë që do të trajtohen në ato qendra.
Në kuadër të kësaj mbledhje këshilltarët e miratuan Projekt-statutin e Ndërmarrjes publike për transportit publik si dhe kompletimin e këshillave drejtues dhe mbikëqyrës në këtë ndërmarrje.
Këshilltarët t komunës së Tetovës në mbledhjen e sotme miratuan edhe një varg vendimesh të tjera që kanë të bëjnë m e legalizimin e objekteve informale në pjesë të ndryshme. Me dhënien e dritës jeshile për këto vendime, qytetarët e shumtë që kanë ndërtuar objekte pa leje gjatë periudhës së kaluar do të kenë mundësi që ato t’i legalizojnë dhe t’i harmonizojnë me planet detale urbanistike të qytetit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *