Home / Kryesoret / Mbyllet votimi për Oscar, “Shok” është fituesi absolut

Mbyllet votimi për Oscar, “Shok” është fituesi absolut

Mbrëmë filmi “Shok” është shfaqur në sallën e Akademisë.

Është mbyllur para gjashtë orëve procesi i votimit në Akademinë Oscars, për të gjitha kategoritë e sivjetme. Kampanja e cila ka nisur që në muajin shtator ka përfunduar ndërsa fituesit janë tanimë në zarfet që do të hapen natën e 28 shkurtit.

Deadline – ka parashikuar fitoren e filmit nga Kosova “Shok” në kategorinë Short Film Live Action.

“Filmi “Shok” mund ti shokojë të gjithë” – shkruan Deadline, faqe e famshme në internet e cila pasi ka analizuar sinopsiset e filmave ka ardhur në përfundim që filmi me regji të Jamie Donoughue do të shokojë me triumfin e tij, transmeton kultplus. Brie Larson është favorite për çmimin e aktores më të mirë ndërsa Leonardo DiCaprio për rolin e tij në The Revenant.

Mbrëmë filmi “Shok” është shfaqur në sallën e Akademisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *