Home / Lajme / Botë / Më 31 mars gjykata e Hagës shpall vendimin për Shesheljin

Më 31 mars gjykata e Hagës shpall vendimin për Shesheljin

Gjykata e Hagës më 31 mars do të shpall vendimin, për liderin e Partisë Radikale Serbe (SRS) Vojislav Sheshelj.

Gjykata ka thënë se autoritetet e Serbisë urdhëruan të “marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar praninë e të pandehurit gjatë shpalljes e vendimin”.

Beogradi i është dhënë një afat deri më 15 mars për të raportuar në Tribunalin për vështirësitë që mund të ketë në zbatimin e kësaj detyre, raportojnë mediat në Beograd.

Sheshelj është akuzuar për krime kundër kroatëve dhe myslimanëve në Kroaci, Vojvodinë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë në 1991-1993.

Ai u dorëzua vullnetarisht më 24 mars të vitit 2003, dhe në nëntor të vitit 2014 u lirua përkohësisht deri në vendimin e fundit.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *