Home / Kryesoret / Memedi I gatshëm ti ofrojë postin e kryetarit Rufi Osmanit

Memedi I gatshëm ti ofrojë postin e kryetarit Rufi Osmanit

Lidhur me deponimin e dorëheqjes së Rufi Osmani nga kryesia qendrore e Rilindjes Demokratike Kombëtare, kryetari aktual Vesel Memedi, në emisionin mejdani në Televizionin Koha, theksoi se është I gatshëm që të organizojë një kuvend të jashtëzakonshëm ku do të rizgjidhej kryetarë Rufi Osmani, dhe ai do të mbështeste një veprim të tillë duke I dhënë edhe votën e tij.

“Nuk është asnjë problem që nëse Rufi Osmani dëshiron që të kthehet si lider I RDK-së, që t`ia lëshoj vendin. Mund të organizojmë një kuvend qendror ku ai do të zgjidhet kryetarë dhe unë do ta përkrah atë, dhe do të jem pjesë e RDK-së, nuk e kam atë kompleks, tha Memedi, transmeton Tv Koha.

Memedi në këtë emision ka folur edhe për situatën aktuale politike, për bashkëpunimin me Lvëizjen për Reformat ë PDSH-së, dhe me takimet në diasporë.Ndryshe, Memedi, ka theskuar se koncepti I tij I deritanishëm është që të bashkëpunojë vetëm me LRPDSH-në si një aleancë për shqiptarët.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *