Home / Kryesoret / Menduh Thaçi kërcënon me braktisjen e bisedimeve

Menduh Thaçi kërcënon me braktisjen e bisedimeve

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi u kërcënua me braktisjen e mundshme të bisedimeve për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës. Megjithëse nuk zbuloi afatin konkret kur do i braktiste ato, Thaçi tha se vendimi i tij vjen si rezultat i mos trajtimit të asnjë nga çështjet e rëndësishme për shqiptarët në këtë dialog ndërpartiak. Madje sipas Thaçit çështja e listës zgjedhore përbën problemin më të vogël në krahasim me sfidat e tjera të vendit. Kreu i PDSH-së u shpreh mosbesues për një epilog pozitiv rreth çështjeve të mbetura nga Marrëveshja politike ndërkohë që fajin për këtë ia faturoi BDI-së e cila sipas tij është e dorëzuar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *