Home / Lajme / Botë / Merkel nxit Putinin të ndërhyjë për armëpushim në Ukrainë

Merkel nxit Putinin të ndërhyjë për armëpushim në Ukrainë

Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë një bisede telefonike të zhvilluar sot, ka porositur presidentin rus Vladimir Putin të ndërhyjë me ndikimin e tij dhe të detyrojë seperatistët pro-rus në lindje të Ukrainës ti nënshtrohen armëpushimit.

“Kancelarja i ka thënë në mënyrë të qartë presidentit Putin se për të arritur progres të mëtejshëm drejt një zgjidhjeje të plotë politike, është e nevojshme që të përmirësohet situata e sigurisë në lindje të Ukrainës”, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert.

Gjatë bisedës së saj me Putinin, ka njoftuar Seibert, Merkel ka nënvizuar se palët në konflikt duhet të respektojnë marrëveshjen për armëpushim dhe ti mundësojnë një qasje të pakufizuar vëzhguesve të OSBE-së në Ukrainë.

“Rusia patjetër të përdorë ndikimin e saj mbi seperatistët”, ka qenë porosia të cilën Merkel ia ka dërguar Putinit.

Biseda telefonike mes kancelares gjermane dhe presidentit rus erdhi një ditë pasi ajo u takua me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko në Berlin, në kohë kur janë ripërtërirë luftimet në rajon.

Të hënën, Poroshenko akuzoi Rusinë se përmes mbështetjes ushtarake për seperatistët në lindje të vendit po përpiqet të destabilizojë vendin.

Sipas OKB-së, më shumë se 8 mijë njerëz janë vrarë në lindje të Ukrainës që nga shpërthimi i luftës në prill të vitit 2014.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *