Home / Kryesoret / MEXHITI: Partitë e vogla mbyllen pas zgjedhjeve

MEXHITI: Partitë e vogla mbyllen pas zgjedhjeve

Koordinatori i zonës së 5 dhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti theksoi se mbështetja e fuqishme e BDI-së nënkupton mbështetjen për realizimin e projekteve kombëtare që BDI I realizon në krye me liderin e saj, Ali Ahmeti.

“Kanë kaluar mjaftë vite dhe kemi kaluar shumë cikle zgjedhore, nëse të tjerët kanë dilema se si bëhen zgjedhje, ne kemi kaluar shume sfida, dhe përvoja na ka mësuar se shumë parti të vogla shqiptare që formohen gjithmonë para zgjedhjeve, zhduken menjëherë sapo të mbarojnë ato. Këto parti i formojnë shërbimet e ndryshme që kanë për qëllim ta dobësojnë faktorin politik shqiptar, mundohen që duke formuar parti “mahallash” të dobësojnë vizionin dhe strategjinë kombëtare të Ali Ahmetit , por harrojnë se çdo sulm ndaj BDI-së na mobilizon edhe më shumë dhe ashtu do të jetë edhe në këto zgjedhje, ne do të dalim më të fuqishëm dhe kur ne dalim me të fuqishëm, edhe populli shqiptar në Maqedoni bëhet më i fort”, tha Mexhiti,

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *