Home / Lajme / Maqedoni / Ministria e arsimit dhe shkencës po vazhdon me përkrahjen financiare të UEJL-së

Ministria e arsimit dhe shkencës po vazhdon me përkrahjen financiare të UEJL-së

Ministria e arsimit dhe shkencës edhe për këtë vit ka vazhduar me përkrahjen financiare të UEJL në Tetovë.

Siç njoftojnë nga MASH, tashmë janë lëshuar 20 milion denarë nga gjithsejtë 30 milion që do të financohet edhe këtë vitit.

“Mjetet financiare në lartësi prej 20 milion denarë ose 325 mijë euro tashmë janë transferuar në buxhetin e UEJL. Këto janë pjesa e parë e mjeteve financiare, kurse deri në fund të vitit do të transferohen edhe sasia tjetër e mbetur prej 175 mijë euro.

Financimi ka fillua në vitin 2015 dhe do të vazhdojë edhe këtë vit dhe vitet në vijim. Me këtë vendim ne kemi vlerësuar punën që kryhet në këtë Universitet, por edhe kontributin e tyre dhe të themeluesve në proceset shoqërore në vend” thonë nga MASH.

Edhe Rektori i UEJL-së, Z. Zamir Dika, konfirmoi që 20 milion denarë ose 325 mijë euro janë transferuar në buxhetin e Universitetit dhe shpreh falënderim për MASH dhe ministrin Ademi për përkrahjen që i japin këtij institucioni të arsimit të lartë në vend.

Kjo do të ndikojë në konsolidimin financiar, por edhe në ngritjen e përgjegjësisë sonë, sepse më këtë akt MASH bëhet pjesë e financimit të Universitetit dhe ne japim raport për mjetet e shfrytëzuara, u shpreh Rektori Dika.

Nga MASH njoftojnë që do të vazhdojnë ta përkrahin UEJL edhe më projekte tjera dhe do ta bëjnë pjesë të projekteve që MASH i siguron për Universitetet publike, pavarësisht që statusi i UEJL është publiko – privat. Kështu që shumë shpejt Universitetit do t`i ndahet literaturë shkencore e përkthyer në gjuhën shqipe nga projekti “1000 tituj shkencor që përdoren në Universitetet më të mira në botë”.

Pas zyrtarizimit të UT-së, financimit të UEJL-së dhe themelimit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup institucionet e arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Maqedoni funksionojnë në kuadër të sistemit arsimor dhe thithin mjete financiare nga buxheti i MASH-it.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *