Home / Kryesoret / Misioni i SHBA-së në OSBE u bënë thirrje partive të mbështesin punën e Janevës dhe KSHZ-së

Misioni i SHBA-së në OSBE u bënë thirrje partive të mbështesin punën e Janevës dhe KSHZ-së

Misioni i SHBA-së në OSBE e vlerësojnë shqetësues ngecjen e procesit të rekomandimeve të bëra nga zyra e OSBE/ODIHR në vitin 2014 ku përfshiheshin azhurnimi i listës së zgjedhësve, reformat në media, ndarjen e shtetit nga partia dhe parandalimin e frikësimit dhe presionit ndaj votuesve. Këto elemente theksohen letrën e hapur të dërguar nga Kate M. Bynes i angazhuar për Marrëdhëniet e SHBA-së deri te Këshilli i Përhershëm të OSBE-së në Vien, ku mes të tjerash kritikohet edhe sulmi verbal i Gruevskit ndaj prokurores speciale. Në letër ju bëhet thirrje të gjithë partive politike të mbështesin punën e prokurores Janeva dhe KSHZ-së.

“Qëndrimet e një partie politike, VMRO-DPMNE, dhe liderit të saj që sulmon punën e Prokurores special janë një burim tjetër shqetësimi. Ne ju bëjmë thirrje të gjithë partive politike që njëzëri ranë dakord për emërimin e Znj. Janeva, të mbështesin politikën e Prokurores Speciale në të gjithë fazat e punës së saj. Ne gjithashtu inkurajojmë të gjithë partitë politike të mbështesin, publikisht dhe privatisht punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, të sigurohen që kanë staf të mjaftueshëm, burime dhe qasje në informacione të nevojshme për të ndërmarrë punën që duhet për analizat e para mbi listën e zgjedhësve të vendit”, thuhet në letrën e Kate M. Bynes.

Në letër gjithashtu thuhet se pasi të përfundojnë këto reforma, duhet të kërkohet llogaridhënie nga të gjithë ata që kanë vepruar në mënyrë të jashtëligjshme. Ndërkohë që theksohet se Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja pas 24 shkurtit do të përcaktojnë nëse ka kushte të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve në 24 prill, siç janë parashikuar me Marrëveshjen e Përzhinës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *