Home / Kryesoret / Mogherini: BE-ja e sheh PKK-në si organizatë terroriste
BRUKSEL (AA) - Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini, ka theksuar se BE-ja e sheh si organizatë terroriste PKK-në dhe se është kundër aktiviteteve të saj seperatiste. ( Dursun Aydemir - Anadolu Ajansı )

Mogherini: BE-ja e sheh PKK-në si organizatë terroriste

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini, ka theksuar se BE-ja e sheh si organizatë terroriste PKK-në dhe se është kundër aktiviteteve të saj seperatiste, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Parlamentit Evropian, Mogherini tha se e konsideron si sukses marrëveshjen e armëpushimit të arritur mes SHBA-ve dhe Rusisë. Ajo thotë se kjo marrëveshje injorizon situatën në territor. “Për këtë arsye kam përdorur shprehje të kujdesshme. Roli ynë nuk është të presim më kënaqësi diçka por ti mundësojmë ato”, tha ajo.

– “Asadi nuk mund të jetë pjesë e qeverisë në vendin e tij”

Përfaqësuesja e lartë e BE-së u shpreh se Unioni është i qartë për sa i përket të ardhmes së Bashar Asadit. “Ky (vendim) është marrë me shumicë votash dhe që prej 5 vitesh vazhdimisht është përsëritur. Asadi nuk mund të jetë pjesë e të ardhmes në qeverinë e vendit të tij. Kjo jo për arsyen se BE-ja nuk dëshiron por për arsye shumë të qarta, ku në Siri ka një luftë e cila vazhdon prej 5 vitesh. Ndërsa nëse do të shohim të vërtetën edhe pse ne kemi bërë të qartë pozicionin tonë që prej 5 vitesh Asadi ndodhet ende në detyrë. Për këtë arsye roli ynë nuk është të shprehim pozicionin tonë por të ofrojmë kushtet që do të iniciojnë procesin e një rezultati”, ka thënë Mogherini.

– “BE-ja nuk mbështet një axhendë seperatiste”

Mogherini tha se qëndrimi i BE-së në çështjen kurde është shumë i qartë. “Fillimisht BE-ja dënon çdo akt të terrorizmit dhe PKK-në e sheh si organizatë terroriste”. Ajo beson se problemi në Turqi duhet të diskutohet nëpërmjet procesit të zgjidhjes dhe se çështja kurde ka edhe dimensionin e saj në Irak dhe Siri. “BE-ja nuk mbështet një axhendë seperatiste për kurdët, qoftë kjo në Turqi, Irak apo në Siri. Kjo qartëson disa gjëra”, tha ajo.

Duke vënë në dukje se çështja kurde është një problem rajonal Mogherini tha se: “Nëse nuk diskutohet në kuadrin e rregulloreve ligjore dhe ndërkombëtare nuk mund të zgjidhet. Kjo problematikë jo vetëm në rajon por ndonjëherë edhe në Evropë është një prej çështjeve më të vështira që duhet të luftohet”.

– Tensionet Rusi-Turqi

Mogherini gjithashtu ka folur edhe mbi tensionet ndërmjet Turqisë dhe Rusisë si dhe Arabisë Saudite me Iranin.

“Qasja e përbashkët e BE-së është që të ulë në minimum tensionet dhe të parandalojë që Siria të jetë prokurë e fushës së luftërave të ndryshme. Sirinë vazhdimisht e përmendim si prokurë mes aktorëve rajonalë të ndryshëm. Por ka një rrezik pë rritjen e mëtejshme të saj. Nuk po diskutoj për një luftë të ftohtë. Por për një rrezik të luftës së nxehtë mes aktorëve të tjerë të dryshëm nga Rusia dhe SHBA-ja. Kjo mund të jetë edhe mes Rusië dhe Turqisë. Si BE kemi interes uljen e tensioneve me këtyre të dyve. Kjo është ajo që përpiqemi të bëjmë”, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së.

Mogherini ka shtuar ndër të tjera se marrja përsipër e rolit në krizën e refugjatëve të NATO-s ku edhe Turqia është anëtare lehtëson përpjekjet e përbashkëta.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *