Home / Sport / Mourinho vjen edhe me një deklaratë interesante!

Mourinho vjen edhe me një deklaratë interesante!

Duket se Jose Mourinhos i ka ardhur në maje të hundës me spekulimet rreth të ardhmes.

Ish-trajneri i Chelseat, Mourinho këmbëngul se nuk ka arritur marrëveshje me asnjë ekip dhe se aktualisht është i kënaqur me statusin e njeriut të papunë.

“Kam lexuar shumë gjëra të ndryshme. Një ditë thonë se jam në atë klub, tjetrën ditë më dërgojnë në një ekip tjetër.

“Po të shkoja për turizëm në Kinë, do të thonë se do të drejtojë një klub kinez, ashtu siç thanë me rastin e vizitës time në Inter të Italisë.

“Çdo ditë gjëra të reja, por realiteti është që unë nuk po punojë dhe jam i lumtur me statusin e të papunit”, ka thënë ndër të tjerash portugezi.

Kujtojmë se për shërbimet e 53-vjeçarit më së shumti janë të interesuar Manchester United, por nuk përjashtohet mundësia e rikthimit në Real Madrid, apo marrjes së postit të trajnerit të PSG-së.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *