Home / Kryesoret / MPMS: Të gjitha detyrimet ndaj veteranëve të UÇK-së do t’i përmbush
KLA veterans protested today quiet but do not guarantee peace in the future ( Erkin Keçi - Anadolu Ajansı )

MPMS: Të gjitha detyrimet ndaj veteranëve të UÇK-së do t’i përmbush

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) e Kosovës është duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të përmbushjes së obligimeve ligjore që ka kundrejt të gjithë veteranëve të luftës së UÇK-së, ka njoftuar opinionin kjo ministri, pas protestës së sotme në Prishtinë, të organizuar nga veteranët e luftës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rikujtojmë se sot, në organizim të Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve (KML) të UÇK-së, veteranët kanë protestuar për të kërkuar kryerjen e obligimeve ndaj tyre dhe për faktin se, përkundër marrjes së certifikatave ata ende nuk i kanë marr pensionet që iu takojnë me statusin e Veteranit të luftës.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar të gjithë përfaqësuesit legjitim të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së se, ky është një proces kompleks i cili duhet të verifikohet dhe menaxhohet me kujdes, ndërsa për zbatimin e skemës ligjore MPMS ka deklaruar se, kushdo që plotëson kriteret do të përfitojë nga skema e parashikuar.

“Gjatë muajit dhjetor janë paguar 13.324 pensione të veteranëve luftëtarë, kurse gjatë muajit janar janë paguar 14.923 veteranë luftëtarë, derisa edhe 3400 janë në proces të verifikimit, që nënkupton krahasimin e të dhënave me Administratën Tatimore të Kosovës, TRUST-in pensioneve, kompletimin e dosjeve, hapjen e llogarive bankare dhe procedurave tjera burokratike” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale e cila konfirmon realizimin progresiv të skemës dhe obligimeve që dalin prej saj.

Në fund, ministra thekson se kjo skemë po zbatohet për herë të parë pas 16 vitesh dhe si e tillë, zbatimi i saj kërkon angazhim, në mënyrë që të shmanget çfarëdo keq menaxhimi dhe keqpërdorimi.

Gjithashtu lexo

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovës{VIDEO}

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovë ,ku dhe të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *