Home / Lajme / Maqedoni / Mustafa – Thaçi: Dhuna në institucione nuk është zgjidhje
PRISHTINË (AA) – Partnerët e koalicionit aktual qeveritar, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot kanë organizuar një tryezë të përbashkët me përfaqësues të medieve dhe të shoqërisë civile, ku kanë diskutuar dhe debatuar lidhur me zhvillimet aktuale në vend. Foto: Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa (2nd L), zëvendëskryeministri i parë dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi (2nd R). ( Erkin Keçi - Anadolu Ajansı )

Mustafa – Thaçi: Dhuna në institucione nuk është zgjidhje

Partnerët e koalicionit aktual qeveritar, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot kanë organizuar një tryezë të përbashkët me përfaqësues të medieve dhe të shoqërisë civile, ku kanë diskutuar dhe debatuar lidhur me zhvillimet aktuale në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe partneri i tij i koalicionit, zëvendëskryeministri i parë dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, kanë dhënë argumentet e tyre për krijimin e koalicionit qeveritar ndërmjet dy partive, rivale kryesore në skenën politike parlamentare pas luftës dhe kanë theksuar se, kanë lënë anash ndasitë partiake për t’i marr mbi vete përgjegjësitë shtetërore.

Ndër to janë edhe zbatimi i Marrëveshjeve për Normalizimin e Marrëdhënieve me Serbinë në Bruksel, të nënshkruar në prill 2013, që përfshijnë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si dhe çështjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi, dy marrëveshje që kontestohen nga opozita parlamentare dhe janë arsye e bllokimit të funksionimit normal të Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës, tash e 5 muaj.

Kryeministri Mustafa dhe zëvendësi i tij Thaçi, u pajtuan se pengimi i funksionimit normal të institucioneve, madje me përdorim të gazit lotsjellës nga opozita, nuk është zgjidhje dhe dëmtojnë funksionalitetin dhe imazhin e shtetit.

Mustafa dhe Thaçi potencuan se opozita e cila po e shkakton këtë dhunë, nuk po shpreh gatishmëri që të ulet dhe t’i diskutoj këto probleme, në kuadër të institucioneve.

“Pengimi i punës së institucioneve të Kosovës nuk është alternativë, dhuna nuk mund të jetë alternativë e zhvillimeve në vend dhe ofrimit të zgjidhjeve, sepse dhuna rrezikon funksionalitetin e Kosovës, dëmton imazhin tonë dhe inkurajon kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës”, u shpreh i pari i Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Mustafa potencoi edhe faktin se, Republika e Kosovës është projekt i përbashkët i qytetarëve të saj dhe aleatëve ndërkombëtarë që e ndihmuan çlirimin më 12 qershor 1999, si dhe shpalljen e pavarësisë me 17 shkurt 2008, prej të cilit moment Serbia mbetët vetëm fqinj verior i Kosovës.

Mustafa pranoi se me Serbinë ka dhe do të ketë konteste të vazhdueshme, por ai theksoi se raportet e varësisë janë mbyllur dhe se Kosova është tash shtet i pavarur dhe sovran, i orientuar drejt integrimeve euroatlantike, ndërsa pjesëmarrja e pakicave në projektin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës ka qenë obligim ndërkombëtar për të drejtat e pakicave.

Prandaj, ai e konsideron si të pavend që tash, 17 vjet pas çlirimit, të flitet për kthimin e Serbisë në Kosovë. Duke folur për krizën aktuale politike dhe dy marrëveshjet e kontestuara nga opozita që po shkaktojnë pengimin e funksionimit normal të Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se aty çdo gjë është e qartë, se Qeveria do ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pikat e cilësuara si jo kushtetuese dhe përpilimi i Statutit për themelimin e Asociacionit do të bazohet në Kushtetutë dhe atë vendim.

Thaçi po ashtu ka theksuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe buron nga dokumenti i Ahtisarit, po i njëjti dokument nga ku buron edhe pavarësia e Kosovës.

Sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi, Thaçi deklaroi se ai kjo çështje ende nuk ka përfunduar pasi nuk është ratifikuar në Kuvend, gjë e cila do të bëhet pasi të qartësohen të gjitha dilemat dhe ta kryen punën komisioni i përbashkët vendor dhe ndërkombëtarë.

Baton Haxhiu, drejtori i televizionit Klan Kosova kritikoi dy liderët e partive më të mëdha në vend se po tolerojnë dhunën e opozitës përbrenda institucioneve dhe nuk po bëjnë asgjë për ta ndërprerë atë, duke mundësuar funksionimin normal të Kuvendit. Haxhiu kërkoi që dikush duhet të jep llogari dhe të shkarkohet për tolerimin e dhunës në Kuvend, sikurse që duhet të shkarkohen edhe ata që e kanë këshilluar gabimisht Qeverinë gjatë arritjes së marrëveshjeve në Bruksel, pasi që ato është vërtetuar se janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Për dallim nga Haxhiu, Adriatik Kelmendi, autori i emisionit politik Rubikon në KTV dhe publicist, konsideron se pikërisht zgjedhjet mund të vërtetojnë legjitimitetin e pushtetit aktual, sikurse po bëjnë të gjitha shtetet në rajon. Ai ka potencuar se pushtetit aktual nuk mund të vazhdoj qeverisjen duke u shtirur se asgjë nuk ka ndodh, pasi që kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila vërteton se, 23 pika të Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit e shkelin Kushtetutën.

“Ne mund të themi se, ose kemi dëgjuar edhe arsyetimin nga ana e juaj se, kjo nuk është shkelje (të Kushtetutës) por ne mund të themi se nuk ka shkelje përderisa nuk ka ndonjë Dekret. Por, do të ishte shkelje sikur opozita të mos kishte shprehur shqetësimin e vet dhe me hapat e saj të detyroj presidenten që të kërkoj interpretimin e Gjyaktës Kushtetuese”, tha Kelmendi.

Publicisti dhe analisti politik, Halil Matoshi ishte i mendimit se ekziston rreziku i luftës qytetare në Kosovë dhe se, ndoshta pas gjitha këtyre trazirave qëndron edhe frika nga Gjykata Speciale për krime lufte.

Ai iu tha dy udhëheqësve të parë të Qeverisë se, nuk mund ta brojnë pushtetin me bajoneta dhe që, zgjedhja e presidentit të ardhshëm të vendit, në një ambient me gaz lotsjellës apo në sallën alternative të Kuvendit, nuk do t’i sillte paqe dhe stabilitet Kosovës. Matoshi vlerësoi se zgjidhja e daljes nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme.

“Zgjedhjet janë i vetmi legal dhe juridik, për me dal prej krizave. Krejt shoqërit demokratike i kanë provuar këto. Shoqëria italiane është shumë më e gjalë se na, shumë më historike. Pas luftës së Dytë Botërore i ka zgjedh nja 75-76 qeveri edhe nuk u bë kiameti, por i kanë dhënë përgjigje krizave, kolapseve, bllokadave…Dhe zgjedhje me marrëveshje, jo pa marrëveshje, zgjedhje me marrëveshje dhe zotimin e liderëve politik për njohjen e rezultatit zgjedhor”, theksoi Matoshi.

Në pjesën e përgjigjeve të përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Mustafa dhe zëvendëskryeministri Thaçi ritheksuan se, motivet e opozitës për kundërshtimin e këtyre marrëveshjeve nuk qëndrojnë por, sipas tyre, ato po bëhen për përfitime politike dhe marrjen e pushtetit.

Me këtë rast, ata kanë ftuar opozitën që të kthehet në Kuvend dhe për të gjitha shqetësimet të zhvillojë debat në Kuvend, me argumente, sepse dhuna në Kuvend dhe jashtë tij nuk është zgjidhje dhe dëshmon se opozita e cila kundërshton këto marrëveshje nuk është e gatshme të dialogoj.

Mustafa dhe Thaçi po ashtu kanë ripërsëritur se zgjedhje të parakohshme apo të jashtëzakonshme nuk do të ketë, por se ato do të mbahen në terminet e parapara me ligj, zgjedhjet lokale më 2017 dhe ato parlamentare në vitin 2018.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *